Një 25-vjeçar është plagosur në Ballsh. Sipas policisë shtetasi me inicialet M.H është plagosur me thikë pas një konflikti mes disa të rinjve.
 
Ngjarja ka ndodhur në komunën Fratër, të Mallakastrës.
 
Policia ka mundur të arrestojë autorët e dyshuar, Kliton Jaupaj 20 vjeç, banues në Fier dhe Bledar Behaj 33 vjeç  banues në Fratër.



Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)