BALLSH - Një 16 vjeçar nxënës i shkollës “Dervish Hekali” në Ballsh është plagosur me armë të ftohta pasditen e sotme pas një konflikti mes të rinjve. I plagosuri është Mavlim Imeraj, banues në Ballsh dhe autori i ngjarjes është Rushit Xhemalaj 16 vjeç, banues në Mallakastër, ish-nxënës në këtë shkollë.
 
Sipas uniformave blu të Fierit konflikti mes të rinjve ka ndodhur jashtë territorit të shkollës për motive banale. Ndërsa i plagosuri u nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Prindërit e 16 vjeçarit të plagosur pohojnë për A1 Report se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës dhe se autori i Rushit Xhemalaj është një person problematik.
 
Gjithashtu ata shprehen se prej disa ditësh kishin kërkuar largimin e të birit nga kjo shkollë për ta transferuar në një shkollë private.
 
Sipas policisë të dy këtë shtetas janë ish nxënës të gjimnazit “Dervish Hekali” dhe janë përjashtuar nga shkolla në tetor 2014. Gjithashtu mësohet se policia ka sekuestruar armën e ftohtë me të cilën u plagos 16 vjeçari e cila rezulton se është kaçavidë.
 
Policia e cila ka arrestuar autorin e plagosjes bën me dije se ai do të përballet me veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Komunikata e plotë e policisë
Më datë 22.01.2015 nga Komisariati Policise Mallakster, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin R.Xh, vjeç 16, banues në Mallakaster. Arrestimi u krye pasi : Shtetasi R.Xh ka qene ish nxenes ne Shkollen e mesme “Dervish Hekali” Mallakaster, dhe per motive banale ka goditur, jashte territorit te shkolles, me mjete prerese duke plagosur lehte shtetasin M.Y 16 vjec, banues ne Ballesh. Ky i fundit eshte jashte rrezikut per jeten.

Patrulla e Policise e cila po patrullonte afer shkolles, ka bere arrestimin në flagrancë për shtetasin R.Xh. Theksojme se : Te dy keta shtetas jane ish nxenes te kesaj shkolle, pasi jane perjashtuar ne muajin Tetor 2014. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar nje kaçavide.

Vepra penale eshte referuar si “Plagosje e lehte me dashje”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)