Tiranë - Një konflikt mes të rinjsh ka ndodhur para disa minutash në lagjen "Don Bosko".
Konflikti mes të rinjve ka përfunduar me plagosjen e katër prej tyre. Erjon Dema, Edmond Cekaj, Ervin Sinani dhe Aranit Qerimi janë plagosur me kaçavidë nga shtetasi Dorian Cera.
Sipas policisë, sherri ndërmjet të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta dhe banale.
Policia konfirmon se autori i plagosjes, Dorian Cera, kohët e fundit është liruar nga burgu pasi ishte dënuar për vjedhje.
Ndërkohë katër të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bosko", plagosen katër persona">