Katër persona kanë mbetur të plagosur me thikë pranë Presidencës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku mësohet se katër persona, të katër studentë të Politeknikut, të vitit të parë, janë konfliktuar me një 20 vjeçar për një vajzë.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet ekskluzive pas grindjes së të rinjve përballë selisë së Presidencës. Dy prej tyre duken të gjakosur teksa mbahen të shtrirë në tokë nga efektivët e policisë. Të plagosurit janë Jurgen Lleshi, 18-vjeç, Feliks Lleshi, 18-vjeç, Klajdi Dumi 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19-vjeç (studentë).

Ata kanë marrë goditje me thikë në këmbë dhe në shpatull, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre, Jurgen dhe Feliks Lleshi, të dy 18 vjeç mësohet se janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

Autori i ngjarjes është Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës

 Henri Karaj,  20-vjeç

Jurgen Lleshi, 18-vjeç 

Feliks Lleshi, 18-vjeç 

Klajdi Dumi, 19 vjeç

Klajdi Marku, 19-vjeç


Tiranë 

Informacion paraprak

Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studenta).

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes.