TIRANE-Një grua është qëlluar me thikë nga burri ditën e sotme në rrugën “Manhatan” në Kamëz pas një konflikti në familje.

73-vjeçari Ndue Prenga, me precedent të mëparshëm penal në krimet kundër personit pas sherrit në familje ka qëlluar me thikë gruan, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

I moshuari sapo ka parë punonjësit e policisë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar. Sekuestrohet thika me të cilën autori kreu plagosjen.

Lajmi në përditësim...