FUSHË-KRUJË- Një konflikt i çastit për motive pronësie, ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Mësohet se ka mbetur i plagosur 40-vjeçari i identifikuar si Adriatik Ishmaku. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Ishmaku u qëllua nga Kastriot Alushi 49 vjeç, ku për pasojë ka marrë plagë në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Shqiptarja.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarje, ku duken pasojat e këtij sherri.
fushe kruje (2).jpg" style="height:1280px; width:720px" />