LAÇ - Një 52-vjeçar nga Laçi është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, pas një konflikti për pronat.

Procedimi penal ka filluar menjëherë pas kontrollit që u bë në banesën e Tonin Krosit ku u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatik pa leje model 56 me 5 krehra me 133 copë fishekë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme pranë stadiumit të qytetit ku 52-vjeçari qëlloi me armë ndaj shtetasit me inicialet A.P

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)