VLORE - Një 50 vjeçar nga Selenica e Vlorës është vrarë me thikë nga djali i xhaxhait të tij pas një konflikti për motive pronësie, ndërsa është arrestuar edhe autori i krimit.
Ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës ku viktima është se Ferdinand Mitro 50 vjeç pas një debate verbal është qëlluar me thikë nga kushëriri i tij i parë, Spiro Mitro 45 vjeç.
Ferdinanti fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ka ndërruar jete rrugës për në spitalin e Vlorës si pasojë e hemoragjisë. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka prangosur autorin e krimit 45 vjeçarin, Spiro Mitro, i cili tashmë ndodhet në policinë e Vlorës.
Blutë e qytetit bregdetar vijojnë punën për zbardhjen e rrethanve të plota të ngjarjes. Gjithashtu dyshohet se autori vuante nga shëndeti mendor.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen e Selenicës Vlorë, rreth orës 09:00 në Policinë e Vlorës është marrë njoftim nga qendra shëndetësore e Selenicës së ka shkuar i dëmtuar me mjete prehës (thikë) Ferdinand Mitro vjec 50, banues ne Selenice, i cili ka humbur jeten gjate rruges per ne Spitalin Rajonal Vlorë.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vend dhe brenda një kohe të shkurtur kanë identifikuar dhe kanë kapur autorin e dyshuar Spiro Mitro, 55 vjeç si dhe armën e krimit.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesave të autorit dhe viktimës të cilët kanë lidhje farëfisnore (djem xhaxhallarësh) mes tyre, pas një zënke të çastit mes viktimës dhe autorit për motive të dobëta.
Gjithashtu dyshohet se autori vuante nga shëndeti mendor. Materialet procedurale ju referuan organit te Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.4%
-
Jo
16.3%
-
Nuk e di
59.3%
Vota total: 10154
Lajme të tjera
-
Egla probleme me shëndetin, mund të largohet nga Big Brother Vip
1 Maj, 22:51
-
Lorenc Vangjel: Erion Veliaj fiton betejën me publikun! Strategjia e tij e përbashkët me kryeministrin është një kurth për opozitën
1 Maj, 22:47
-
Shkolla 9-vjeçare 'Rilindja' e Kavajës, fituese e konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe
1 Maj, 22:46
-
Sondazhi: Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina
1 Maj, 22:32
-
Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH
1 Maj, 22:09
-
Çelen Javët Kulturore Ndërkombëtare, Gonxhja: Për 7 muaj me radhë me qindra aktivitete nga 20 shtete
1 Maj, 22:00
-
'Mëngjesit të 17 majit Kosova anëtarësohet në KiE', Vuçiç sfidon Amerikën: Unë rri dhe pi me Dodikun e sanksionuar
1 Maj, 21:55
-
Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Protesta para prokurorisë, e dënueshme! Kthupi: Lajm i mirë që u thirr nga drejtësia
1 Maj, 21:39
-
Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara
1 Maj, 21:31
-
Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit
1 Maj, 20:56
-
Vrau me shpatë një 14 vjeçar dhe plagosi pesë persona, pamje nga sulmi tragjik në Londër (Video)
1 Maj, 20:51
-
Përleshje para parlamentit gjeorgjian mbi projekligjin për 'agjentët e huaj'
1 Maj, 20:31