Konflikt pranë Athinës, qëllohet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Konflikt pranë Athinës, qëllohet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fieri, ende i paidentifikuar, është qëlluar me armë në Greqi në lagjen e Menidit në Athinë.

Konflikti që u bë shkak për ngjarjen, sipas policisë nisi të shtunën në një festë me muzikë ku shqiptari është konfliktuar me dy persona të tjerë, mes të cilëve një grek 35-vjeçar, që e goditi dhe e rrëzoi përtokë.

Dy ditë më vonë shqiptari ka shkuar me një armë në vendin e konfliktit duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek të cilin e plagosi në këmbë, raportojnë mediat greke.

Autori ka tentuar të largohet por është përplasur me një shtetase dhe i ka rënë pistoleta në tokë. Në këtë moment shtetasi grek ka arritur të marrë armën dhe ka qëlluar ndaj shqiptarit duke e goditur në kokë duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke 35-vjeçari shqiptar ka kryer dënime për vepra të rënda penale dhe ishte liruar nga burgu së fundi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!