Letra e Ali Ahmetit, analisti për Report Tv: Alarm për të tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar! Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë rritje tensionesh

Analisti dhe gazetari Seladin Xhezairi, ka deklaruar se letra e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është një kambanë alarmi që i adresohet faktorit ndërkombëtar dhe se në Maqedoninë e Veriut mund të ketë tensione.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u ka dërguar një letër dje (27 tetor) liderëve të rajonit dhe zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë. Në letër shprehej shqetësimi se 3 vendimet e fundit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit.

I ftuar në emisionin, ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, analisti Seladin Xhezairi, u shpreh se pas vendimeve të qeverisë së Shkupit vihet në pikëpyetje Marrëvshja e Ohrit.

 “Pikërisht kështu mendohet se është një kambanë alarmi si për politikën e brendshme në Maqedoninë e Veriut, por më shumë Ahmeti e ka adresuar letrën e tij më shumë tek faktori ndërkombëtar sesa tek ai kombëtar, pasi sikundër dihet me këto veprime të qeverisë së re në Shkup sikur vihet në pikëpytje në marrëveshja e Ohrit, e cila në vitin 2001 i dha fund luftës mes kryengritësve shqiptare dhe forcave ushtarako policore maqedonase. Marrëveshja e Ohrit u arrit fal garancisë së BE dhe SHBA. Prandaj unë them se ky është një alarm për të tërhequr vëmendjen dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar euro-amerikan”, tha ai.

Sa i takon qëndrimit të partive, të cilat janë në koalicion me kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ai u shpreh se nuk ka pasur një reagim lidhur me këtë letër.  

Duke iu referuar letrës së Ahmetiti, analistit tha se paralajmërohet se mund të ketë një rritje tensionesh në Maqedoninë e Veriut. 

“Kështu jo më larg se sot, Izet Mexhiti ka refuzuar që të komentojë letrën. Mexhiti nuk ka bërë prononcim më të qartë lidhur me këtë letër. Ndërsa, kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski tha se nuk ishte në dijeni ende me letrën. Shqetësimet e ngritur nga Ahmeti flasin se mund të kemi një rritje tensionesh në të ardhmen për shkak të një kursi të ri të qeverisë në Shkup kur është fjala për atë që zakonisht emërtohet si stabilitet, qëndrueshmëri e brendshme dhe raportet ndëretnike, maqedonase shqiptaro dhe shqiptaro-maqedonase i japin vulën për të mirë ose për të keqe stabilitetit të këtyre raporteve”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U arrestua në Dubai, konfirmohet se Durim Bami do ekstradohet drejt Shqipërisë! Konfliktet me ish-deputetin Ndoka dhe dosja 'Revanshi'

U arrestua në Dubai, konfirmohet se Durim Bami do ekstradohet drejt Shqipërisë! Konfliktet me ish-deputetin Ndoka dhe dosja 'Revanshi'