Konfliktet e të birit mund të fshihen pas tritolit në makinën e zyrtarit të Bashkisë Fushë-Krujë

Konfliktet e të birit mund të fshihen pas tritolit në makinën e zyrtarit të Bashkisë Fushë-Krujë

Konfliktet e të birit, janë pista kryesore ku po heton policia lidhur me tritolin e vendosur mbrëmjen e djeshme automjetit të zyrtarit të bashkisë Fushë-Krujë.

Kjo konfirmohet për Report TV nga burime nga policia, të cilat theksojnë se i biri i Vesel Xakës, pronarit të automjetit tip “Golf 6”, dhe konfliktet e tij të mëparshme në këtë qytet, të jenë shkak për shpërthimin e eksplozivit.

Të njëjtat burime nënvizojnë se për këtë arsye është marrë në pyetje Sabah Xaka, djali i 63-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00, në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Automjetit tip Golf 6 e parkuar në oborrin e një shtëpie, i është vënë një sasi lënde plasëse, dhe nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Pronari i makinës, Vesel Xaka 63 vjeç, është punonjës i Bashkisë së Krujës, në njësinë administrative të Cudhit. Vetëm 10 ditë më parë, po në Fushë-Krujë, një tjetër automjeti që ndodhej gjithashtu i parkuar në oborr iu vendos tritol.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë