Konfliktet me qeverinë, CEZ
mund të largohet nga Shqipëria

Konfliktet me qeverinë, CEZ <br />mund të largohet nga Shqipëria
PRAGE-  Kompania çeke CEZ deklaroi sot se po merr në konsideratë largimin nga Shqipëria, pasi nuk ka mundur që të zgjidhë mosmarrëveshjet me qeverinë sa u përket tarifave dhe taksave të jashtëzakonshme, raporton Bloomberg.

Anëtari i bordit të CEZ, Tomas Peskac tha sot në Pragë se CEZ nuk ka një partner të qartë në Shqipëri për të negociuar. Peskac theksoi se tregu shqiptar nuk ofron fizibilitet asgjëkundi.

CEZ, që operon me rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, ka raportuar një humbje prej 119 milion dollarë në gjysmën e parë të vitit si pasojë e interesave, taksave, amortizimit, por edhe gjobave të marra.

Madje mosmarrëveshjet në Shqipëri u përshkallëzuan pasi CEZ mori një gjobë ekstra prej 30 milion dollarë në verë.

“Gjërat në Shqipëri nuk po shkojnë mirë. Por ligjërisht do jetë e vështirë për CEZ që të largohet nga vendi me elegancë,” thotë eksperti i ekonomisë në Pragë, Petr Bartek.

Marrëdhëniet mes CEZ dhe qeverisë janë përkeqësuar aq shumë, sa CEZ është detyruar që të vendosë në menaxhim një kompani angleze me ekspertë për ndërmjetësim.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?