Konfliktet për drogën, tre
plumba 40-vjeçarit në Tiranë

Konfliktet për drogën, tre<br />plumba 40-vjeçarit në Tiranë<br>
TIRANE - Atentat me armë zjarri i është bërë 40-vjeçarit Korab Peposhi tek Ura e Institutit në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes, ku Korab Peposhi ishte duke ecur në rrugë dhe një person i është afruar, duke e qëlluar disa herë me pistoletë. Këto janë pamjet e vendit ku u plagos 40-vjeccari, ka dallohen i shtrirë në trotuar Korab Peposhi, vetëm pak minuta pas atentatit.

Autori i plagosjes së rëndë është Alfred Rrushi. Burime të Report Tv nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se autori e ka ruajtur Korab Peposhin derisa është afruar pranë rrugës “Shkodra” dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij disa herë. Pas të shtënave Alfred Rrushi është larguar nëpërmjet kësaj rrugice dhe dyshohet se më pas ka përdorur një makinë për ti shpëtuar ndjekjes së policisë. 

Burimet policore sqarojnë për Report Tv se autori i plagosjes Alfred Rrushi, është një emër i njohur për uniformat blu, pasi ka qenë i dënuar më parë në Shqipëri për plagosje. Ndërkohë Korab Peposhi gjithashtu është një person i skeduar, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Itali, për trafik kokaine. 
Pikërisht trafiku i drogës është një nga pistat kryesore që po heton policia për atentatin që i është bërë Korab Peposhit. Dyshohet se prishja e pazareve të drogës, mund të jetë shkak i atentatit.

Më shumë se 5 herë qëlloi Alfred Rrushi ndaj Korab Peposhit, ku 3 plumba e kapën në trup. Plumbat kanë rrezikuar të prekin edhe qytetarët e shumtë që lëviznin në zonë. Ndërkohë mjekët e Spitalit të Traumës shprehen se Korab Peposhi është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në reanimacion. Policia ngriti postblloqe të shuma në zonë, por nuk mund te arrestoj autorin.

Informacion paraprak:
Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e " Shkodrës", ka të shtëna me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë "Nish Tulla nr.3" dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit