Konflikti 1999, zbulohen në Serbi
eshtrat e 12 te zhdukurve

PRISHTINE- Dorëzohen në Institutin e Mjekësisë Ligjor në Prishtinë eshtrat e 12 personave që rezultonin të zhdukur që nga viti 1999 gjatë konfliktit në Kosovë.
EULEX njoftoi se eshtrat e 12 personave u nxorrën nga varrezat sekondare në Serbi. Identifikimi i tyre ishte bërë më herët, por EULEX dhe autoritetet vendore respektuan kërkesat e familjarëve për t’i mbajtur eshtrat derisa tu dorëzohen atyre.
Ndërkohë pesë nga emrat ndodhen ende në Listën e Personave të Pagjetur nga e cila do të hiqen së shpejti.
Eshtrat e të pagjeturve janë kryesisht nga Vushtria, familjarët e të cilëve janë njoftuar për t’i tërhequr.
Gjatë javës së ardhshme EULEX pritet tu dorëzoje familjarëve dhe eshtrat e disa personavë të tjerë.
Deri tani EULEX që nga 2008 kur ka nisur kërkimin për të pagjeturit e luftës u ka dorëzuar familjeve në Kosovë eshtrat e 308 personave.
(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet