Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Dy republikat ish sovjetike shpallin gjendjen e luftës (VIDEO)

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtareve për qetësi dhe dhënien fund të përplasjeve midis forcave armene dhe azerbajxhanase mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, gjatë natës kanë vazhduar përplasjet mes palëve.

Ministria Armene e Mbrojtjes njoftoi për luftime  ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit,  tha se forcat armene po bombardonin qytetin e Terter.
Zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes në Nagorno-Karabak deklaruan se numri i përgjithshëm të vdekjeve është në 59 personave dhe të lënduar me qindra.  Nga të dyja palët ka raportime për vrasjen e disa civilëve pa bërë të ditur se sa është numri i tyre.

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi përshkallëzimin e dhunës  duke bërë thirrje për një ndalim të menjëhershëm të armiqësive dhe çdo retorike që mund ta përkeqësojnë situatën.

Turqia dhe Rusia kanë treguar mbështetjen për palë të ndryshme.  Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres u shpreh i "jashtëzakonisht i shqetësuar" dhe u bëri thirrje palëve që të ndalojnë luftimet dhe të kthehen në bisedime. Bashkimi Evropian, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë dhe Papa Françesku gjithashtu u kërkuan të ndalojnë veprimet ushtarake dhe të kthehen në negociata. Kryeministri shqiptar Edi Rama në cilësinë re kreut të OSBE-SË ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe çtensionim të situatës.

Përplasjet midis dy ish republikave Sovjetike, të cilat zhvilluan një luftë në vitet 1990, ishin shpërthimi i fundit i një konflikti të gjatë për vënien në kontroll të rajonit Nagorno-Karabakh, një rajon i shkëputur brenda Azerbajxhanit por që drejtohet nga Armenët etnikë. Të paktën 200 njerëz u vranë në  konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Prill 2016. Në korrik të këtij viti 16 vetë. Azerbajxhani është zotuar të marrë përsëri  nën kontroll territorin edhe me forcë nëse është e nevojshme, kursea Armenia ka thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur zonën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 28/09/2020 16:05

    Me armatim nga serbia dhe rusia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë