Konflikti i armatosur me Palestinën, Izraeli rreshton tanket në kufi! Presidenti izraelit jep alarmin për luftë civile pas përleshjeve në rrugë mes komuniteteve

Konflikti i armatosur me Palestinën, Izraeli rreshton tanket në kufi! Presidenti izraelit jep alarmin për luftë civile pas përleshjeve në rrugë mes komuniteteve

Vijon shkëmbimi i zjarrit mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa ushtria izraelite pret vetëm një sinjal për të ndërhyrë në Gaza, duke grumbulluar tanke dhe trupa në kufi. Dhuna është përhapur gjithashtu edhe mes komuniteteve të përziera të hebrenjve dhe arabëve në Izrael, një front i ri në konfliktin e gjatë.

Sinagogat u sulmuan dhe përleshjet filluan në rrugët e disa komuniteteve, duke e shtyrë Presidentin e Izraelit të paralajmërojë për rrezikun e një lufte civile.

Përpjekjet për armëpushim nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur asnjë rezultat, ndërsa SHBA kanë nisur një të dërguar, të shqetësuar se armiqësitë më të këqija të rajonit në vite, mund të dalin jashtë kontrollit. Deri tani janë shënuar 87 viktima në Gaza dhe 7 në Izrael si pasojë e lëshimit të raketave dhe Hamasi dhe kundërpërgjigjes së shtetit hebre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund