Konflikti Izrael-Gaza, historitë e fëmijëve që ëndrrat iu prenë në mes nga shpërthimet e bombave

Konflikti Izrael-Gaza, historitë e fëmijëve që ëndrrat iu prenë në mes nga shpërthimet e bombave

Nga 219 persona që kanë vdekur në Gaza, të paktën 63 janë fëmijë dhe nga 12 personat e vrarë në Izrael, dy janë fëmijë, duke treguar edhe njëherë se ky konflikt mbi të gjitha po vret të ardhmen. Më poshtë do të tregojmë historitë e disa fëmijëve që u shuan ditët e fundit në Gaza.

Fëmijët e familjes al-Kawalek, nga 5 deri në 17 vjeç

Kur një sulm izraelit goditi rrugën al-Wihda në qytetin qendror të Gazas, orët e para të së dielës, të paktën 13 anëtarë të familjes al-Kawalek besohet të jenë vrarë, nën rrënojat e shtëpisë së tyre.

Shumë nga viktimat ishin fëmijë, me njërën që thuhet se ishte më e vogël se gjashtë muaj.

"Ne nuk pamë asgjë tjetër përveç tymit," tha njëri nga anëtarët që i mbijetoi tragjedisë, Sanaa al-Kawalek për Felesteen Online. "Unë nuk mund ta shihja djalin tim,  po e përqafoja, por nuk shihja asgjë".

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e përshkroi bombardimin si "jonormal" dhe tha se viktimat civile ishin të paqëllimshme. Një zëdhënës tha se sulmet ajrore kishin shkaktuar shembjen e një tuneli, duke bërë që shtëpitë të bien njëra mbi tjetrën.

Midis të vrarëve ishin motrat Yara 9 vjeç dhe Rula 5. Të dyja kishin marrë trajtim për trauma nga Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC)

Al-Kaëaleks ishin vajza të sjellshme që gjithmonë bënin detyrat e shtëpisë, i tha BBC një nga mësuesit e tyre, e cila nuk donte të quhej.

Ndërkohë që në internet është shpërndarë një foto me 10-vjeçarin Aziz al-Kawalek, i vetmi anëtar i mbijetuar i familjes, i ulur pranë trupit të nënës së tij.

Ido Avigal, 5 vjeç

Një nga viktimat më të re në moshë, mendohet të jetë Ido Avigal, një djalë pesë vjeçar i vrarë të mërkurën e kaluar në qytetin jugor të Sderot.

Ido u vra brenda një dhome të fortifikuar në atë që ushtria izraelite e përshkroi si një incident "tepër të rrallë".

Nëna e tij e kishte dërguar atë në një dhomë të fortifikuar kur sirenat e raketave paralajmëruan sulmin në Sderot, raporton Times of Israel.

Sulmet me raketa shpuan mbulesën metalike mbrojtëse të përdorur për të mbuluar dritaren e dhomës ku gjendej i vogli, duke plagosur nënën e tij dhe motrën shtatë vjeçare. Ai vdiq nga plagët disa orë më vonë.

"Ishte një pjesë e raketës që hyri në një kënd shumë specifik, me një shpejtësi të madhe ," tha zëdhënësi i IDF Hidai Zilberman për incidentin.

"Ne ishim në shtëpi dhe fëmijët ishin pak të mërzitur, kështu që gruaja ime Shani shkoi me ta në shtëpinë e motrës së saj ", tha babai i Ido, Asaf Avigal për Channel 13.

"Më vjen keq që nuk u godita unë nga pjesët e bombës në vendin tënd", tha Avigal në varrimin e djalit të tij.

 "Disa ditë më parë, më pyete:" Babi, çfarë do të ndodhë nëse sirena pushon kur ne jemi jashtë?

" Unë të thashë që për aq kohë sa do të ishe me mua do të mbroja. Unë të gënjeva ".

Disa muaj më parë, Avigal dhe gruaja e tij kishin folur për faktin se Ido ishte një fëmijë jashtëzakonisht i zgjuar, sikur të ishte një 50-vjeçar në trupin e një pesë-vjeçari. Ai shpesh e nxiste babanë të linte kompjuterin dhe të kalonte më shumë kohë me të. "Mjaft me ekranet  dhe luaj me mua", do të thoshte ai. Nëna e Idos mbetet në spital.

Nadine Awad, 16 vjeç

Nadine Aëad, një nxënëse 16-vjeçare arabo-izraelite, ishte me babanë e saj 52-vjeçar kur një raketë goditi makinën dhe shtëpinë e tyre, duke i vrarë të dy. Nëna e saj, u plagos rëndë. Kushëriri i Nadine, Ahmad Ismail, thotë se dëgjoi zhurmën e një rakete brenda shtëpisë së familjes, në qytetin Lod, afër Tel Aviv, ku izraelitët arabë dhe hebrenjtë jetojnë së bashku.

"Ndodhi kaq shpejt," i tha ai transmetuesit publik Kan. "Edhe sikur të kishim dashur të strehoheshim diku , ne nuk kemi një dhomë të sigurt".

Nadine ishte një "vajzë shumë e veçantë" në vitin e parë të shkollës së mesme, e cila ëndërronte të bëhej mjeke.

Drejtori i shkollës së saj tha se ajo "kishte ëndrra për të ndryshuar botën".

"Ajo ishte një vajzë kaq e veçantë, kaq e talentuar. Ajo donte të pushtonte botën," i tha Shirin Natur Hafi radios lokale, raporton Times of Israel.

Nadine ishte përfshirë në një numër projektesh të lidhura me shkencën dhe shkollat ​​hebraike në zonë dhe ajo kishte planifikuar të merrte pjesë në një program studimesh biomjekësore, tha zonja Hafi.

Fëmijët e familjes Al-Hadidi, 6 deri në 13 vjeç

Të Premten e kaluar, katër fëmijët e Muhamed al-Hadidi - Suhayb, 13 vjeç, Yahya 11, Abderrahman tetë dhe Osama, gjashtë - veshën rrobat e tyre më të mira dhe shkuan për të vizituar kushërinjtë e tyre, në kampin e refugjatëve Shati jashtë qytetit të Gaza, për të festuar Bajramin, i cili shënonte fundin e Ramazanit.

"Fëmijët veshën rrobat e tyre të Bajramit, morën lodrat e tyre dhe u nisën për në shtëpinë e xhaxhait të tyre për të festuar," u tha babai i tyre 37-vjeçar gazetarëve.

Ditën tjetër, godina ku ata kishin qëndruar u godit. Vetëm vëllai i tyre një foshnjë pesë muajshe, Omari, mbijetoi, pasi u tërhoq nga rrënojat ku ishte shtrirë pranë nënës së tij të vdekur.

"Ata ishin të sigurt në shtëpitë e tyre, ata nuk mbanin armë, nuk qëlluan me raketa", tha Muhamedi për fëmijët e tij. "Çfarë bënë ata për ta merituar këtë? Ne jemi civilë."

Mes rrënojave gjendeshin lodra për fëmijë, një lojë tavoline Monopol dhe në banakun e kuzhinës, qëndrojnë pjatat e papërfunduara të ushqimit.

"Kur fëmijët e mi shkuan të flinin, ata shpresonin që kur të zgjoheshin gjithçka do të mbaronte. Por ata janë zhdukur tani. Unë kam vetëm kujtimet dhe aromën e tyre në shtëpinë time," tha z. Al-Hadidi.

Ibrahim al-Masry, 14 vjeç

Ibrahim al-Masry po luante me vëllezërit e motrat e tij në oborrin e shtëpisë së tyre ne veri të Gazës kur një bombë goditi vendin.

Ibrahimi dhe vëllai i tij Marwan, dhe disa të afërm të tjerë u vranë menjëherë.

"Çdo ditë në Ramazan ata luanin në rrugë në këtë kohë para Iftarit," i tha babai i tyre, Youssef al-Masri The Independent.

"Ne nuk e pamë atë duke ardhur, vetëm dëgjuam dy shpërthime të mëdha ... Të gjithë vraponin në rrugë, fëmijët ishin të gjakosur, nënat qanin, gjaku ishte kudo".

Vëllai i tyre, i quajtur Ibrahim, tha se ata kishin mbushur thasë me kashtë për t'i shitur në një treg vendas.

"Ne ishim duke qeshur dhe duke lozur, kur papritmas ata filluan të na bombardojnë, gjithçka rreth nesh mori flakë," i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

"Unë pashë kushërinjtë e mi të përfshirë nga flakët dhe të copëtuar",

Hamza Nassar, 12 vjeç

Hamza Nassar ishte larguar nga shtëpia e tij në Gaza të Mërkurën e kaluar në mbrëmje për të marrë disa perime në mënyrë që nëna e tij të përgatiste iftarin sipas raporteve. Ai nuk u kthye kurrë në shtëpi. Sulmet izraelite filluan pranë varrezave Abu al-Kas dhe e vranë atë, raportoi Al Jazeera. Hamza ishte një fëmijë i mirë dhe një student i shkëlqyer, tha babai i tij për Al Jazeera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë