Konflikti me CEZ, qeveria merr
avokat "Patton Boggs"

Konflikti me CEZ, qeveria merr<br />avokat
TIRANE - Kanë nisur sot negociatat mes kompanisë çeke energjetike CEZ- Shpërndarje që operon në Shqipëri dhe Ministrisë së Ekonomisë, në prezencë të operatorëve të tjerë energjetikë.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar heqjen e licencës për kompaninë, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë ka pajtuar tashmë një studio ligjore të huaj për ndjekjen e procesit. ERE dhe METE bashkarish do të përfaqësohen nga këshilltari amerikan Patton Bogs, që ka kryer konsulenca edhe për privatizimin e Albpetrolit e ARMO-s më parë.

Negocimet me kompaninë çeke do të zgjasin 30 ditë, që nga data 16 nëntor, kur ERE nisi procedurën për heqjen e licencës së CEZ-it, pas ndërprerjeve masive të energjisë që kjo kompani bëri në ujësjellësit e disa qyteteve në vend.

Ndërkaq, po sot CEZ-Shpërndarje ka deklaruar se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Përmes një njoftimi për mediat, CEZ thekson se “vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë na detyroi që të fillojmë menjëherë procesin e rilidhjes së energjisë për kompanitë e ujësjellësve, brenda afateve të arsyeshme.Por CEZ-Shpërndarje rezervon të gjitha të drejtat për ta apeluar këtë vendim të padrejtë deri në Arbitrazhin Ndërkombëtar, si një veprim tjetër shpronësimi indirekt dhe ndalimi me forcë të ushtrimit ligjor të aktivitetit të shoqërisë.”

E njëjta gjë u deklarua pak minuta më vonë edhe nga kompania CEZ në Çeki. Zëdhënësja e kompanisë çeke, Barbora Pulpanova tha se po shqyrtohet ngritja e një padie në Arbitrazhin Ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, pas përpjekjes së saj që disa institucione dhe ente shtetërore të mos paguajnë detyrimin që i kanë kompanisë CEZ-Shpërndarje, gjë që përfundoi me arrestimin e gjashtë punonjësve.

CEZ-Shpërndarje mbyll deklaratën duke u bërë thirrje të gjithë institucioneve dhe autoriteteve publike përkatëse, përfshirë ERE, qeverinë dhe policinë e shtetit, që të mbështesin të gjitha aksionet e shoqërisë për mbledhjen e borxheve dhe “të na mbështesin nëpërmjet thirrjes publike për pagesën e energjisë nga të gjithë debitorët, privatë apo publikë.”

ERE MBLEDH TE MERKUREN BORIN, SHQYRTON LICENCEN E CEZ
Licenca e kompanisë çeke energjetike CEZ-Shpërndarje për furnizimin publik me pakicë, do të jetë tema e ditës që pritet të diskutohet nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) paraditen e së mërkurës.

Sipas njoftimit zyrtar, ERE do të mblidhe Bordin e Komisionerëve për të shqyrtuar kërkesën e kompanisë çeke energjetike CEZ-Shpërndarje që operon në Shqipëri, për rinovimin e licencës së furnizimit publik me pakicë. Prej javësh Enti Rregullator i Energjisë është përfshirë në debate me kompaninë CEZ-Shpërndarje sa i takon përmbushjes së detyrimeve kontraktuale.

ERE pretendon se kompania nuk ka realizuar planin e parashikuar ndërsa ka paralajmëruar heqjen e licencës. Replikat mbi situatën e borxheve bënë që javën e kaluar CEZ të bënte shkëputjen e energjisë elektrike në ujësjellës duke lënë pa ujë disa prej qyteteve kryesore në vend.

(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?