DURRES - Një vajzë 31 vjeçare u arrestua rreth mesditës së sotme nga policia e Durrësit, pasi i ka vënë flakën banesës dhe automjetit të ish të dashurit të saj.
A.Pelinci, lindur dhe banuese në këtë qytet, me datë 21 gusht ka planifikuar të djegë shtëpinë e shtetasit A.Cupo, 32 vjeç nga Berati, banues në qytetin bregdetar të Durrësit, pas një konflikti të ndodhur mes tyre.
Çelësat e shtëpisë së 32 vjeçarit, të cilat Pilinci i posedonte në mirëbesim, ia kanë lehtësuar punën. Pasi e ka mbushur banesën me qymyr gur 31 vjeçarja ka provokuar zjarrin e qëllimshëm, flakët e të cilit kanë shkrumbuar mobiliet. Fatmirësisht ishte ndërhyrja e zjarrfikëseve ajo që parandaloi shkatërrimin e plotë të banesës.
Por vajza nuk është mjaftuar me kaq. Hakmarrja e vijoi me djegien e automjetit të djalit nga Berati, teksa nga ana e forcave zjarrfikëse është parandaluar një shpërthim i mundshëm.
Denoncimi i ish të dashurit në polici ka angazhuar këta të fundit në kërkimin e Pelincit dhe vetëm gjatë ditë sotme u bë i mundur arrestimi në ambientet e banesës së saj private.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com