Konflikti me Rusinë/ 'Gati të sakrifikojmë anëtarësimin në NATO', ambasadori ukrainas në Britani tërhiqet nga deklarata: E kemi angazhim Kushtetues për t'ju bashkuar Aleancës

Konflikti me Rusinë/ 'Gati të sakrifikojmë anëtarësimin në NATO', ambasadori ukrainas në Britani tërhiqet nga deklarata: E kemi angazhim Kushtetues për t'ju bashkuar Aleancës

Ambasadori i Ukrainës në Britani

Teksa tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës rriten, u duke se ngjarjet do të merrnin një pikë kthese pasi ambasadori ukrainas në Britani deklaroi se ata ishin 'fleksibël' në lidhje me ambicien për t'u anëtarësuar në NATO, që do të ishte një lëshim i madh. Por vetëm pak orë më vonë, ai hodhi po vetë poshtë këtë deklaratë.

Ambasadori i Ukrainës në Londër, Vadym Prystaiko tha në një intervistë për BBC se Ukraina kishte një angazhim kushtetues për t'u bashkuar me NATO-n dhe varet nga "gatishmëria e vetë NATO-s" nëse Ukraina do të pranohej.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por në vitin 2008 iu premtua anëtarësimi. Putin beson se anëtarësimi i  Ukrainës në NATO-n mund ta bëjnë vendin një 'bazë' të Perëndimit kundër Rusisë. Presidenti rus ka theksuar se Moska duhet të vendosë “vijat e kuqe” për ta shmangur atë.

Ndërkohë situata mbetet kritike, me Ukrainë që ka kërkuar që prej ditës së djeshme një takim me Rusinë brenda 48 orëve për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave në kufi, megjithatë nuk ka marrë ende një përgjigje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!