Që nga prilli i vitit 2014-të, datë kur nisi konflikti në lindje të Ukrainës mes rebelëve pro-Rusë dhe forcave ushtarake të ukrainës, janë vrarë mbi 5 mijë viktima.

Kjo është shifra më e fundit e publikuar nga Kombet e Bashkuara në një bilanc mbi luftimet e përshkallëzuara gjatë javës së fundit. Ndërkohë lideri i republikës së vetshpallur të Donetskut, Aleksandër Zakharcenko, njofton se do të vendoset një ligj mbi dënimin me vdekje.

I vetmi vend ku zbatohet dënimi me vdekje është Bjellorusia, ndërsa në Rusi ky ligj është pezulluar. Mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë akuzat e kundër akuzat pasi Putin së fundmi akuzon Kievin se ka nisur një operacion të madh ushtarak.


Nga ana tjetër separatistët paralajmëruan perëndimin se do të bllokojnë bisedimet për armëpushim. Vetëm në 10 ditë luftimesh janë vrarë 250 persona, numri më i lartë i të vrarëve që prej armëpushimit në shtator në Minsk.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)