Policia e Shkodrës bënë me dije se janë arrestuar shtetasit Mirsad Aleti, Paulin Ndoj dhe Toni Marku. Akuzat ndaj tyre janë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi mbrëmjen e kaluar në lokal Argenti, komuna Bushat është vrarë me armë zjarri shtetasja Elsa Tusha,e dt. 1995, si dhe janë plagosur rëndë me armë zjarri Selim Aleti dhe Paulin Ndoj, ngjarje ndodhur për motive te dobëta.
Lidhur më këtë ngjarje policia ka shoqëruar si autor të dyshuar dhe shtetasin me inicialet V.T.
Burime për A1 Report bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 31 vjeçarit V.T , i është gjetur dhe sekuestruar një laborator i përpunimit të hashashit. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të lokalit me muzikë live “Argenti” në Kryebushat të Shkodrës.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën mbrëmë 20-vjeçarja Elsa Tusha, e cila u gjet në sedijen e pasme të mjetit tip “BMW X5” me targa SH 6969 E. Sipas hetimeve të policisë, viktima është qëlluar aksidentalisht nga autorët. Po ashtu nga verfikimet e uniformave blu ka rezultuar se targat e automjetit të jenë false.
Ndërkohë të shtënat me armë zjarri kanë sjellë edhe plagosjen e Selim Aleti 56 vjeç dhe Paulin Noja 30 vjeç të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër. Hetimet e policisë për ngjarjen vazhdojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Ora 11:40 Ja si ndodhi konflikti mes palëve
Të dhëna të reja zbulohen për konfliktin e mbrëmshëm me armë në Kryebushat të Shkodrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima 20 vjeçare Elsa Tusha ishte e shoqëruar 30 vjecari i cili gjithashtu mbeti i plagosur Paulin Ndoja dhe disa persona të tjerë në lokalin me muzikë live “Argenti”. Në këtë moment ka nisur edhe sherri mes Ndojës dhe disa personave të tjerë. Sipas informacioneve të policisë lokale, 30-vjecari Paulin Ndoja është konfliktuar brenda në lokal me disa persona të tjerë, ndërsa sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës. Pasi është larguar nga lokali Ndoja është rikthyer së bashku me një armë zjarri kallashnikov dhe ka qëllluar në drejtim të personave që ndodheshin jashtë mjediseve të lokalit. Për pasojë ka mbetur i plagosur 56-vjeçari Selim Aleti i cili ka tentuar të ndërhyjë për të shuar konfliktin. Ndërkohë personat e konfliktuar me 30 vjeçarin Ndoja i kanë arritur t’i marrin armën e krimit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij dhe automjetit brenda së cilit ndodhej 20 vjeçarja. Për pasojë Elsa Tusha ka humbur jetën menjëherë pasi ka marrë disa plumba në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe 30-vjeçari Paulin Ndoja.
(Në foto: Viktima Elsa Tusha)
Ora 10:50 Njoftimi i policisë së Shkodrës
Më datë 07.03.2015 në orën 21.50 para kompleksit Argenti në vendin e quajtur Krye Bushat është vrarë me armë zjarri shtetasja E T vjec 20 banuese në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës, si dhe janë plagosur shtetasit S A vjec 57 banues në fshatin Berdicë Shkodër dhe P N banues ne fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës,të cilët ndodhen në spitalin rajonal Shkodër. Për këtë është shoqëruar në komisariat shtetasi V T vjec 31 banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës si person i dyshuar si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M A banues në fshatin Berdicë Shkodër i cili dyshohet si autor i ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)