
Numri i njerëzve që janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus ka kaluar shifrën 2 milionë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia e OKB-së për refugjatët. Që nga 24 shkurti i kaluar, data e pushtimit rus, gjithsej 2,011,312 njerëz janë larguar nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit të publikuar në faqen e internetit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Nga këto, mbi 1.2 milionë mbërritën në Poloni.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Britania, embargo naftës ruse! Moska kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën! Polonia ofron avionët e saj luftarakë për të ndihmuar Ukrainën!












