TIRANE- Avokati i Popullit deklaron se ka nisur një hetim të përgjithshëm në lidhje me situatën problematike të krijuar pas miratimit të aktit normativ nga qeveria i cili detyron banorët në banesat e ish pronarëve ti lirojnë ato dhe godina tu kthehet ish pronarëve.
“Akti normativ i qeverisë Zgjidhi emergjencën e ish-pronarëve por la në gjendje shumë emergjente banorët që jetonin në këto banesa të ish pronarëve”- deklaroi një përfaqësues i këtij institucioni.
reagimi i Avokatit të Popullit ndodhi sot paradite, në një kohë që 12 familjeve që jetojnë tek ish godina e çerdhes nr 36 u është dhënë urdhër të lirojnë banesat pasi janë të ish pronarëve.
Avokati i Popullit ka paralajëmëruar se akti normativ nuk zgjidh problemin dhe i kërkoi Kuvendit mos miratimin e tij, ndërkohë që shton se menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij akti “numri i akesave ka ardhur progresivisht në rritje, 50- 60 ankesa individuale apo peticione.”
Avokati i Popullit thotë se ka nisur hetimin por shton se institucionet përgjegjëse nuk kanë bashkëpunuar.
“Duke parë situatën problematike dhe të paralajmëruar, ndërmorëm një proces hetimit të përgjithshëm. Iu drejtuam ministrisë së financave, ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Entit Kombëtar të Banesave si institucione përgjegjëse.
Aktualisht megjithëse ka disa kohë që është kërkuar shpjegim i vetmi institucion që është përgjigjur është Enti Kombëtar i Banesave. “Të ndodhur në këto kushte jemi të detyruar të bëjmë thirrje publike të bashkëpunojmë me institucionin e Avokatit të Popullit dhe të kthejnë përgjigje.”- nënvizon Avokati i Popullit.
"Ky institucion e mbyll deklaratën duke i kërkuar “Të gjithë institucioneve të tregohen bashkëpunues në zgjidhjen e këtij problemi"- shkruan AP duke shtuar se
"po punon që të gjejë një zgjidhje optimale për të drejtën e strehimit”
/Shqiptarja.com