Tiranë/ ‘Jemi policë’, 3 autorë të armatosur tentojnë të grabisin një banesë në Prush! Shkëmbim zjarri me efektivët! Largohen drejt Liqenit të Thatë me ‘Audi’ me targa të vjedhura

TIRANË- Tre persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një shtëpi në fshatin Prush të Tiranës, por plani nuk u ka shkuar sikur e kishin planifikuar. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë për këtë tentativë grabitjeje, ndërsa në momentin e mbërritjes ka pasur shkëmbim zjarri mes autorëve dhe punonjësve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:13 të mbrëmjes së 9 dhjetorit, kur 3 autorët e armatosur janë futur brenda shtëpisë së Gim Himës, për të grabitur. Teksa policia është afruar pranë banesës, ata kanë qëlluar me armë drejt efektivëve duke u rrezikuar edhe jetën. Më pas uniformat blu u janë kundërpërgjigjur me të shtëna, por autorët kanë arritur të largohen. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë tentuar që të vjedhin një automjet në shtëpinë e Himës, por nuk kanë mundur. Në banesë mësohet se kanë qenë 2 të moshuar. Autorët kur janë futur brenda të aramtosur janë prezantuar si policë. Kanë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtitura nga banesa.

Në momentin që autorët kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shtëpisë ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme.

Tre autorët kanë qenë me një mjet tip ‘Audi’ të bardhë dhe janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mjeti dyshohet se është me targa të vjehdura, AA 943 SG. Policia e Tiranës, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
VIDEOLAJM/ Policia me qen në banesën që do të grabitej në Prush, efektivët në kërkim të gjurmëve të autorëve të armatosur

 

Policia është në kërkim të autorëve që tentuan të grabitin një banesë në Prush të Tiranës. Ata kanë qenë të armatosur dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe policisë.

Report Tv sjell pamje ndërsa policia ka dërguar qen në banesën që do grabitej në kërkim të gjurmëve të autorëve të armatosur.

Ora 21:27
‘Jemi policë’, si tentuan autorët e armatosur të grabisin banesën në Prush! Fqinjët lajmëruan policinë

1702150907_policia.jpg

Tre autorë të armatosur tentuan që të grabisin një banesë në Prush të Tiranës, ndërsa në momentin e largimit kanë qëlluar edhe policët.

Në banesën e Gim Himës kanë qenë dy të moshuar, ndërsa autorët kur janë futur brenda të aramtosur janë prezantuar si policë. Kanë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtitura nga banesa.

Ora 21:14
Tentativa për grabitje në Prush, burime: Autorët shtynë me forcë një polic! Dyshohej se do vidhnin një automjet

1702152939_policiaprush.jpg

Report Tv sjell të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve të policisë.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë tentuar që të vjedhin një automjet nga shtëpia e Gim Himës, por nuk kanë mundur.

Në momentin që autorët kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shtëpisë ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme

Ora 20:43
Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit në Prush, autorët u futën në banesë për të vjedhur dhe qëlluan drejt policisë! Efektivët u kundërpërgjigjën

1702150907_policia.jpg

Policia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Prush të Tiranës, ku tre persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe efektivëve.

“Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia.

Ora 20:36
Shkëmbim zjarri me policinë, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes! Autorët e armatosur tentuan të grabisin një banesë

 

Një shkëmbim zjarri ka pasur mes policisë dhe disa autorëve të cilët kanë tentuar të vjedhin me armë një banesë në Prush të Tiranës. Dyshohet se 3 ose 4 autorë kanë marrë pjesë në këtë tentativë grabitjeje, por që është parandaluar pasi policia është njoftuar në kohë.

Ata janë larguar me një mjet tip Audi me targa të vjedhura dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet forca të shumta policie janë në terren, ndërsa të tjerë janë vënë në djekje të autorëve që kanë ikur në drejtim të Liqenit të Thatë.

Ora 20:04
Tentuan të vjedhin me armë banesën në Prush, autorët me ‘Audi’ qëlluan drejt policisë dhe larguan drejt Liqenit të Thatë! Mjeti me targa të vjedhura

1702150136_pollll.PNG

Policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët tentuan që të grabisin me armë një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Autorët kanë qenë me një makinë ‘Audi’ ngjyrë të bardhë dhe kanë qlluar drejt efektivëve.

Report Tv mëson se policia është vënë ndjekje të makinës me targa AA943SG, e cila është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Rezulton se targa është e vjedhur. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 10/12/2023 10:11

    Si ka mundësi në një vend kaq të vogël me shumë trafik dhe policia nuk është në gjendje të kapi disa kriminelë që kanë guximin dhe qëllojnë policinë,ktu ka marrë fund policia dhe çdo gjë se nuk ka si shpjegohet ndryshe

    Përgjigju
  • Antoni: 10/12/2023 08:26

    Përfundimi grabitësit i lënë targat policis! tani të merren me targat policia.

    Përgjigju
  • XXX: 10/12/2023 03:50

    Policia ka marre informacion per grabitjen dhe nuk ka qene ne gjendje te arrestoje grabitesit.Kriminelet qellojne me arme policine e policet i lene te lire ata.O minister i ri ! O i respektuari kryepolic Rrumbullaku ! Instruktojeni mire trupen policore.Forconi ligjin dhe ata qe qellojne me arme policine te asgjesohen pa meshire.

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2023 01:56

    Duhet t'ju kishin qelluar gomat.Fakti qe jane paraqitur si police tregon se diku qenka nje /magazine/ e dikush i furnizon me uniforma,gjithashtu ka mundesi qe te mos kene qene te maskuar dhe nje identikit eshte i mundshem.Te shohim nese do te kapen.

    Përgjigju
  • Njoni: 09/12/2023 23:06

    Police qe ta njerr nga makina Dhe ai e ka shtyr e ky barkderri ka ron ne tok . O polic pa shkoll e Pa u trajnuar në keto tilla raste. Qit pistoleten Jo hap deren e makines.

    Përgjigju
    • ke te drejte: 10/12/2023 08:52

      Ka procedura per nderhyrje ne te tilla raste po kush ta bej skane faj as policet si behet asnje trajnim/instruktazh e quaje cfare te duash. a i keni pare policet ne amerike, ste afrohet tek dera e makines ai po masat e sigurise i merr!

  • Vlora: 09/12/2023 22:14

    Ç'do vit në kohë festash çmenden fare njerëzit dhe bëjnë punë të tilla pasi ka shumë punë në xhiro në të tilla periudha.

    Përgjigju
  • Polici: 09/12/2023 22:14

    Blejini nje helikopter policise o politikane se kur t`ju vije radha juve t`ju grabisin parate e vjedhura nuk kane si vijne shpejt t`ju shptojne!!

    Përgjigju
    • Vlora: 09/12/2023 23:41

      @Gripi tamam, Allahu ta shpërbleftë!

    • Gripi: 09/12/2023 22:38

      Kemi satelitet gjoja, di gje ti se cfare behet me ta? Kemi dronet, kemi qen per nuhatje madje kemi dhe police me bllok ne dore vetem per gjoba. Police qe te kapin keta terroriste nuk kemi. Harrove ate qe plagosi ate te paaftin e shqiponjave se e kapen pasi ai u kthyhe ne shtepi per te ndruar rroba. Po kolegun qe ja futi vrapit e mban mend? Keta nuk po gjejne dot makinen e vrasjes ne fier dhe as kete makine horrash nuk kane per ta gjetur. Derisa te pastrohet policia nga shefat qe bashkepunojne me krimin, kete polici anemike dhe jo profesionale do kemi.

  • Turi: 09/12/2023 21:48

    Ca taulanti

    Përgjigju
  • Turi: 09/12/2023 21:06

    I vrisni keta se terrorizojne njerez ne shtepite e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Amnistia do votohet në Kuvend, a duhen falur protestuesit e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Miratimi i ligjit 'Për zonat e Mbrojtura', Kumbaro: Do ketë ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin

Miratimi i ligjit 'Për zonat e Mbrojtura', Kumbaro: Do ketë ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin