Presidenti Vladimir PutinShën Petërsburg

President Donald Trump ka njoftuar se Rusia do të kursente për një javë Kievin dhe pjesën tjetër të Ukrainës nga sulmet, në një moment kur vendi ndodhet në errësirë dhe i shtrënguar nga i ftohti.

Megjithatë nga Kremlini, nuk ka asnjë reagim. As konfirmim as mohim për këtë armëpushim të përkohshëm të shpallur nga president Donald Trump.

27 janari shënoi 82 vjetorin e përfundimit të rrethimit të qytetit të Leningradit  kur trupat sovjetike thyen bllokadën naziste pas 872 ditësh, gjatë të cilave popullsia civile përjetoi vuajtje ekstreme nën një të ftohtë polar.  Ky përvjetor u shënua edhe nga presidenti Vladimir Putin gjatë një ceremonie përkujtimore në Shën Petërsburg.  


Lajmi kryesor:

Ndërprerja e bombardimeve ruse për një javë në Ukrainë, Zelensky: Faleminderit presidenti Trump, vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë