TIRANE - Nuk ka paqe mes Tiranës dhe Mario Morinës pasi seanca e pajtimit që është zhvilluar në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka përfunduar pa asnjë marrëveshje mes dy palëve. Ashtu sikur parashikohet në procedurat e këtij institucioni mes palëve zhvillohet një seancë pjatimi dhe më pas nëse nuk arrihet asnjë akord është Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve që jep verdiktin.
Në takim në FSHF ishin të pranishëm përfaqëusesi juridik i Tiranës, Mario Morina dhe avokati tij, por kjo seancë nuk solli asnjë rezultat, pasi qëndrimet e palëve nuk afroheshin në asnjë pikë duke qenë ekstremisht të kundërta. Sulmuesi është shprehur shumë i vendosur në idenë e tij për të mos bërë asnjë hap pas, pavarësisht premtimeve për shlyerjen e detyrimeve financiare.
Nga ana tjetër, Tirana jo vetëm që nuk pranon ta lërë të lirë futbollistin, por ka vendosur që ta ndëshkojë për thyerje të disiplinës së klubit. Në mungesa të një akordi mes palëve i mbetet Dhomës së Zgjidhjes së konflikteve, që pritet të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar përfundimisht cështjen edhe vendimin.
Morina u largua në drejtim të ekipit të Sknëderbeut pas problemeve me Tiranës, madje përvec prezantimit zhvilloi edhe dy seanca stërvitore, por reagimi i Tiranës bëri që të largohej nga korcarët duke i humbur edhe fazën përgatitore që po zhvillojnë kampionët në Austri.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com