Konflikti SHBA-Iran, Dhoma e Kongresit Amerikan: OK kufizimit të fuqive ligjore të Trump për luftën. Shtëpia e Bardhë: Qesharake

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan e kontrolluar nga demokratët, ka miratuar një rezolutë për kufizimin e fuqive ligjore të presidentit Trump për të nisur luftë me Iranin, pas vrasjes së komandantit Iranian të Pasdaran Souleimani dhe sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Rezoluta e cila u miratua me 224 vota pro dhe 194 kundër tani do të duhet të kalojë në Senat me një shumicë republikane.

Tre deputetë republikanë votuan në favor të rezolutës, duke sfiduar Trump i cili i kishte kërkuar Partisë së tij që të refuzonte masën e propozuar nga demokratët.

"Shpresoj që të gjithë republikanët në Dhomë të votojnë kundër Rezolutës së Fuqive të Luftës e propozuar nga e çmendura Nancy Pelosi", ka postuar në Twitter manjati mbrëmjen e djeshme, duke sulmuar kryetaren demokrate.

Rezoluta për të kufizuar fuqitë e luftës së Trump është "qesharake dhe thjesht një veprim tjetër politik", ka deklaruar Shtëpia e Bardhë. "Presidenti ka të drejtë dhe detyrë të mbrojë vendin dhe qytetarët nga terrorizmi", shton Shtëpia e Bardhë, duke deklaruar se vendimi i Trump për të sulmuar gjeneralin Qassem Soleimani ishte "i duhuri".

Gjithsesi rezoluta nuk kërkon nënshkrimin e presidentit dhe përgjithësisht konsiderohet jo detyruese. Demokratët, megjithatë, përmes Aktit të Fuqisë së Luftës e vitit 1973 besojnë se ky përfaqëson një rast të veçantë.

"Gjenerali iranian Qassem Soleimani i vrarë nga amerikanët në Irak dëshironte të vinte në shënjestër jo vetëm ambasadën amerikane në Bagdad, por edhe në qytete të tjera të botës".- tha Presidenti Donald Trump gjatë një tubimi në Ohio, duke theksuar se ‘me vdekjen e tij bota nuk është më nën terror’.

Trump gjithashtu tha se SHBA ishin gati ti kundërpërgjigjeshin Iranit pas sulmit mbi dy bazat në Irak.

"Kur më thanë se ishin 16 raketa të lëshuara kundër dy bazave tona, ne ishim të gatshëm të vepronim. Pyeta se sa të vdekur dhe të plagosur ishin. Kur më thanë se asnjë, vendosa të mos kundërpërgjigjeshim. Ne do të sulmonim jo se donim por na detyruan"- tha presidenti amerikan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë