Sulmi iranian me raketa, Pasdaran: Ishte vetëm fillimi, SHBA vendos sanksione për çelikun dhe urdhëruesit e sulmit me raketa

Shtetet e Bashkuara thonë se janë "gati për t'u përfshirë në negociata serioze pa parakushte" me Iranin pas vrasjes së gjenerali Souleimanit dhe sulmit të djeshëm iranian me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB Kelly Craft tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për të negociuar "me qëllim parandalimin e përkeqësimit të situatës dhe vendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Dje Presidenti amerikan Donald Trump në një fjalim drejtuar kombit amerikan tha se "Irani duhet të braktisë ambiciet e tij bërthamore dhe të ndalojë mbështetjen e terrorizmit. Ne, tha Trump- duhet të arrijmë një marrëveshje që lejon Iranin të rritet dhe të përparojë dhe të largohet nga tmerri i tij i pashpresë".

Nënkryetari i SHBA Mike Pence tha për CBS News se sipas inteligjencës amerikane Irani i kishte kërkuar militantëve të saj aleatë në rajon që të mos sulmonin objektivat e SHBA.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer së fundmi mesazhe përmes kanalit diplomatik zviceran. Deklarata zvicerane nuk përshkruan në detaje se cili vend ka aktivizuar i pari mesazhet  por thotë se kanali diplomatik është është në proces.

Ndërkohë Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka caktuar për të enjte një votim për të kufizuar të drejtën e Presidentit Donald Trump për të filluar një luftë kundër Iranit pa miratimin specifik nga Kongresi.

"Anëtarët e Kongresit kanë shqetësime serioze dhe urgjente në lidhje me vendimin e administratës për t'u përfshirë në luftë kundër Iranit dhe mungesës së strategjisë së saj për të ecur përpara," tha Presidentja e Dhomës Nancy Pelosi.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar duke thënë se ‘Zhvillimet e fundit në situatën në Iran, Irak dhe në të gjithë rajonin janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe se nuk ka interes për të rritur spiralen e dhunës." Kurse presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se ‘Përdorimi i armëve duhet të ndalet per ti lene vend dialogut’.

Dje në orën 1.20 të mëngjesit, në të njëjtën kohë orare kur gjeneral Qassem Soleimani u vra në Bagdad të premten e kaluar, dhjetra raketa balistike nga Irani goditën dy baza ushtarake në Irak ku ndodhen 1.500 trupa amerikane dhe ato të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS, mes të cilëve italianë, francezë dhe gjermanë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:21
SHBA njofton sanksionet shtesë ndaj Iranit: Do goditen sektorët e çelikut dhe urdhëruesit e sulmit me raketa

Njoftimi i Sekretarit të Thesarit të SHBA Steven Mnuchin dhe të Shtetit Mike Pompeo: Do goditen sektorët e çelikut, tekstilit dhe minierave

Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftuan para pak minutash sanksione të reja kundër Teheranit në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë si reagim për sulmin me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Sanksionet do të synojnë tetë zyrtarë "të cilët janë të përfshirë në sulmet raketore të së martës" kundër bazave amerikane.

Mnuchin gjithashtu raportoi se sanskionet do të godasin sektorin e çelikut dhe tekstilit, minierave, prodhimit dhe ndërtimit.

Ora 16:23
Departamenti i Shtetit: SHBA nuk do tërhiqet nga Iraku por do forcojë partneritetin

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha sot se SHBA nuk do tërhiqet nga Iraku por do forcojë partneritetin.

Ortagus iu referua drejtpërdrejt kërkesës së Kryeministrit të Irakut Abdul-Mahdi që SHBA të dërgojë një delegacion në Irak për të diskutuar mekanizmin e tërheqjes së trupave, duke thënë: Në këtë kohë, çdo delegacion i dërguar në Irak do të ishte i përkushtuar për të diskutuar se si mund të funskionojë më mirë partneriteti ynë strategjik, jo për të diskutuar tërheqjen e trupave.

"Prania jonë ushtarake në Irak është që të vazhdojmë luftën kundër ISIS. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë amerikanët, irakianët dhe partnerët tanë të koalicionit," – tha Ortagus. "Sidoqoftë, duhet të ketë bisedime midis SHBA dhe Irakut jo vetëm në lidhje me sigurinë, por për partneritetin tonë financiar, ekonomik dhe diplomatik. Ne dëshirojmë të jemi një mik dhe partner për një Irak sovran, të prosperuar dhe të qëndrueshëm".

Ora 16:47
Irani kundër SHBA, lufta në internet është vetëm në fillimet e saj

Sulmoni bankat iraniane dhe faqet e qeverisë amerikane. Ndërsa përshkallëzohet konflikti ushtarak, lufta e ftohtë kibernetike po nxehet me DDoS. Çfarë ka ndodhur deri më tani dhe çfarë mund të ndodhë?

Banka iraniane 'Sepah' ishte dje nën sulm për disa orë për shkak të një ‘DDoS’, një sulm ndaj shërbimit në zhargonin e kompjuterit, i kryer për ta infektuar dhe kontrolluar nga distanca faqen e internetit .

Autori i sulmit ishte grupi ‘Prizraky’, i cili nga kontrollet nga një 16 vjeçar brazilian, i cili në chat deklaroi se ishte një simpatizant i Presidentit Bolsonaro dhe Trump. Ai tha se me veprimin e tij dëshironte të tregonte se "nëse Amerikanët duhet të kenë frikë nga sulmet e Iranit, Irani gjithashtu duhet të ketë frikë nga sulmet kibernetike kundër tij ".

Sulmi ndaj bankës nuk është shenja e vetme e përplasjeve të pritshme në internet të cilat kanë shqetësuar Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Përmes Agjencisë për mbrojtjen e rrjeteve dhe infrastrukturave 'Cisa', Departamenti kishte paralajmëruar të siguroheshin të dhënat, rrjetet dhe sistemet në ditën e sulmit për shkak të rrezikut të sulmeve të mundshme në infrastrukturat fizike dhe dixhitale si për sektorin publik ashtu edhe atë privat.

Në fakt, brenda disa orësh nga vrasja e gjeneral Souleimanit nga ana e SHBA, sulme kibernetike me intensitet të ulët kishin ndodhur në qindra faqe amerikane në internet.

Megjithatë të gjithë analistët pajtohen se Irani nuk ka aftësi si të Rusisë dhe Kinës, dhe se një luftë e hapur në internet do t’i shihte iranianët të dorëzoheshin, siç kishte ndodhur tashmë me Stuxnet, virusi izraelito-amerikan përdorën për të bllokuar centrifugat për pasurimin e uraniumit në vitin 2010 dhe madje edhe disa muaj më parë kur Shtetet e Bashkuara sulmuan sistemet e menaxhimit të droneve iraniane.

Por, siç thekson 'DHS', hakerat e shtetit iranian kishin goditur rëndë në të kaluarën, duke i lënë 30,000 stacionet e benzinës saudite ‘Aramco’ jashtë shërbimit me anë të virusit ‘Shamoon’, i cili fshiu të dhënat nga kazinoja 'Sands' në Las Vegas dhe sulmoi me sukses 'Nasdaq', sektorin bankar amerikan dhe rreth 100 universitete. Në një rast, virusi kishte arritur të depërtonte në sistemin e menaxhimit të digës së Nju Jorkut, fajtori iranian i të cilit u gjykua.

Dhe në fakt frika kryesore nuk është për atë që po ndodh tashmë, por për atë që mund të ndodhë "në sektorët e mbrojtjes, financave, energjisë dhe transportit" sepse grupet kibernetike iraniane "do të përdorin rrjetet që kanë kompromentuar gjatë aktiviteteve të tyre të spiunazhit për të kryer sulme të reja "kundër amerikanëve dhe aleatëve në Gjirin Persik”, thonë ekspertët.

Alarmi është ngritur nga Chris Krebs, drejtori i ‘Cisa’ sipas të cilit sulmuesit e lidhur me Iranin përdorin ‘wipers’ gjithnjë e më shkatërruese për të fshirë të dhënat nga kompjuterët.

Ora 16:09
Konflikti SHBA-Iran, Komandanti i Gardës Revolucionare: Ishte vetëm fillimi i një operacioni hakmarrës

Sulmet me raketa ndaj forcave amerikane në Irak mund të jenë vetëm fillimi i një operacioni të shkëlqyeshëm në të gjithë rajonin, nëse SHBA nuk do të largohen nga rajoni.

I cituar nga TV shtetëror, komandanti i hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare ‘Brig-Gen Hajizadeh Iranian’, Amir Ali Hajizadeh tha se e vetmja hakmarrje e përshtatshme për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani nga SHBa është të përzëmë forcat amerikane nga rajoni.

Deklaratat e komandantit të lartë vijnë një ditë pasi Irani gjuajti me raketa dy bazat që strehonin forcat amerikane.

"Në qoftë se SHBA do t’I ishin përgjigjur sulmit tone, ne ishim të përgatitur të luftonim dhe kishim gati disa mijëra raketa të tjera”, - i tha ai agjencisë së lajmeve Fars.

Brig-Gen Hajizadeh tha gjithashtu se Irani kishte filluar sulme kibernetike të cilat kishin çaktivizuar sistemet e SHBA për gjurmimin e raketave gjatë sulmeve.

Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë thanë se viktimat në baza u parandaluan sepse sistemet e paralajmërimit të hershëm funksionuan në mënyrë efektive.

Ora 15:34
Kongresi amerikan voton rezolutën që kufizon veprimet ushtarake kundër Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë sot një rezolutë që do të kufizojë kompetencat e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë me Iranin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se urdhri që dha zoti Trump për sulmin me dron që vrau javën e kaluar gjeneralin iranian Qasem Soleimani, u bë pa u këshilluar me Kongresin.

Zyrtarë të administratës informuan një ditë më parë Kongresin mbi këtë çështje, por duket se ligjvënësit kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj se sa i justifikuar ishte sulmi.

Rezoluta ka të ngjarë të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve ku demokratët gëzojnë shumicën, por ka pas gjasa që kjo gjë të ndodhë edhe në Senat i cili kontrollohet nga republikanët.

Ora 14:00
Trump telefonatë me Stoltenberg: NATO të angazhohet në Lindjen e Afërt

Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në Lindjen e Afërt kanë bërë që presidenti Trump të kërkojë nga NATO më shumë angazhim në Gjirin Persik. Partnerët transatlantikë kanë reaguar me diplomaci.

Presidenti amerikan, Donald Trump pret nga NATO, që të angazhohet më shumë në Lindjen e Afërt. Këtë Trump e bëri të qartë në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur, se Trump në bisedë ka theksuar vlerën e NATO-s dhe rolin e saj në ndalimin e konflikteve e ruajtjen e paqes në rajon. Jens Stoltenberg është treguar i hapur, sipas të dhënave nga Brukseli.

"Ata kanë rënë dakord që NATO mund të kontribuojë më shumë në stabilitetin rajonal dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar", bëri të ditur aleanca në Bruksel. Të dy do të mbeten në kontakt për këtë çështje.

Stoltenberg deklaroi se "NATO e ka potencialin për të kontribuar më shumë në stabilitetin rajonal dhe luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ne po shohim se çfarë mund të bëjmë më shumë".

Maas: Ekziston ndërkohë një angazhim i madh ndërkombëtar.

Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas reagoi më i përmbajtur. Në televizionin gjerman ARD, ai tha, se "NATO është ndërkohë në Irak me një mandat të sajin." Kësaj i shtohet mandati i koalicionit ndërkombëtar kundër milicëve terroristë të "Shtetit Islamik", IS. Pra ekziston ndërkohë një angazhim i madh ndërkombëtar, ka thënë Maas.

Pas vrasjes së qëllimshme të gjeneralit të njohur iranian, Khasem Soleimani nga një dron amerikan në kryeqytetin e Irakut, Bagdad të premten e kaluar, tensionet në rajon janë shtuar. NATO dhe Bundeswehri gjerman venosën të ndërpresin misionin e trajnimit në Irak dhe të zhvendosin trupat në pjesë të tjera të Irakut.

Ora 11:59
Papa Françesku: Shmangni konfliktin në shkallë të gjerë, jo armë bërthamore

Pas sulmit amerikan që vrau gjeneral Suleimanin dhe sulmit raketor të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak, Papa Francescu ka mbledhur trupin diplomatik të akredituar në Vatikan dhe ka përsëritur thirrjen e tij ndaj SHBA dhe Iranit për dialog dhe vetëkontroll

Salla ‘Regia’ e Pallatit Apostolik të Vatikanit është e mbushur me 183 ambasadorë të akredituar në Selinë e Shenjtë, Papa Francesku tha se "Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni, pas ngritjes së tensioni midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe i cili rrezikon para së gjithash një konflikt në shkallë më të gjerë i cili duhet shmangur me çdo kusht”.

"Unë iu bëj thirrje të gjitha palëve për të shmangur një rritje të përplasjes dhe për të mbajtur gjallë dialogut dhe vetë-kontrollin, në respekt të plotë të ligjshmërisë ndërkombëtare", - tha Papa Francesku.

Për Papa Franceskun, armët bërthamore "jo vetëm që krijojnë një atmosferë frike, mosbesimi dhe armiqësie, por ato shkatërrojnë edhe shpresën". Përdorimi i tyre, përsërit ai, "është imorale, një krim, jo ​​vetëm kundër njeriut dhe dinjitetit të tij, por kundër çdo mundësie të së ardhmes në shtëpinë tonë të përbashkët".

Papa Francesku tha gjithashtu se një botë "pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme, dhe është koha që ata me përgjegjësi politike bëhen plotësisht të vetëdijshëm për këtë”.

Ora 04:44
Dy shpërthime të fuqishme në Bagdad, Iraku ngre alarmin: Të evakuohet ambasada amerikane

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bagdad, Irak.

Sikurse raporton Sky News, shpërthimet janë dëgjuar në zonën gri, ndërkaq Iraku ka ngritur alarmin që të evakuohet ambasada amerikane.

“Dy raketa janë qëlluar në Zonën e Gjelbër në Bagdad, Irak duke bërë që sirenat të dilnin në ambasadën amerikane. Korrespondenti ynë i Lindjes së Mesme bën me dije se padyshim sulmet janë nga Irani”, shkruan Sky News.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capi: 10/01/2020 07:53

    Fucking bastards!!! Kush bene ketu hakmarrje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë