Konfrontimi i Abedin Oruçit me policinë në Kukës/ Avokatët: Policët erdhën civil, u mbrojtën instinktivisht! Jepet masa për të arrestuarit

KUKËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali i 3 ditëve më parë në Kukës, me protagonist kryesor ish- kreun e Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi. Në seancën e gjyqit të zhvilluar ditën e sotme ku u dhanë masat e sigurisë për të arrestuarit, mësohet se avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në lokal për të arrestuar Oruçin kanë shkuar efektivë policie civilë, për pasojë ato kanë reaguar. Avokatët kanë argumentuar se e gjitha ishte për vetëmbrojtje pasi nuk njiheshin nga ana e të arrestuarve dhe menduan se ishte një sulm. Përpara togave të zeza, mbrojtja ka deklaruar se të arrestuarit janë provokuar nga policët e për pasojë janë konfrontuar me to, mes tyre dhe Abedin Oruçi që u drejtoi armën.

Pavarësisht këtij pretendimi, Gjykata e Kukësit ka lënë në burg dy nga gjashtë të arrestuarit, Besmir Muçmata dhe Ermir Marku, deri në përfundim të hetimeve. “Arrest në shtëpi” gjyqtari Florim Demollari caktoi për Behar Durakun dhe Gazmend Oruçin, ndërsa la në “detyrim paraqitje” dy të tjerët, Zekria Shehu dhe Egland Ollomani. Ndaj dy të arrestuarve që gjykata la në burg, Besmir Muçmata dhe Ermir Marku, sipas avokates mbrojtëse, Aurora Guska, do të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ndërsa pritet të kërkohet lirimi i tyre nga qelia.

Një ditë më parë, vëllai i Abedin Oruçit, Sejdi Oruçi drejtoi gishtin nga kryebashkiaku Safet Gjici, sipas së cilit nuk do që vëllai i tij të marrë pjesë në zgjedhje.

Abedin Oruçi edhe pse ishte në kërkim pasi në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Kukësit e ka akuzuar për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", " Kanosja për shkak të detyrës" si dhe ndërtim pa leje, vijonte të rrinte i pashqetsuar në lokalin në qendër të qytetit në pronësi të tij.

Ndërkohë që para 2 muajve ka dalë urdhër ndalimi për 3 vepra penalet, por kur policët shkuan të ekzekutojnë vendimin, nuk e kapën dot. Ai iu drejtoi armën, policia ia hoqi nga dora, por nuk e arrestoi dot, duke bërë që policia të përfshihet në një rast skandali.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve