Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në Kukës. Ish-kreu i Këshillit Qarkut Kukës Abedin Oruçi pas një përljeshjeje i ka nxjerrë armën ounonjësve të policisisë. Ai ishte shpallur në kërkim dhe policia shkoi për ta arrestuar.  Oruçi ka nxjerrë armën të qëllojë, por polici ia hoqi nga dora. Oruçi ka arritur serish tu ikë nga duart policëve. 

Si mundet një personazh si tu shpëtojë një grupi policiësh në këtë mënyrë? Kjo është një ngjarje e rëndë e cila tregon qartë se policisë të pranishëm në aksion ose janë të shitur ose totalisht ta paaftë. 

Mësohet se policia tentoi ta ndalonte te hoteli i tij në qendër të Kukësit, Oruçin pasi në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Kukësit e ka shpallur ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", " Kanosja për shkak të detyrës" si dhe ndërtim pa leje.

Ndërkohë që para 2 muajve ka dalë urdhër ndalimi për 3 vepra penale por kur policet shkuan të ekzekutojne vendimin, nuk e kapën dot, pra ky urdhër ndalimi nuk është ekzekutuar (urdhri është ende në fuqi). Ndërkohë që një tjetër procedim tjetër penal është për armëmbajtje pa leje. Në këtë rast prokurori i kërkon gjykatës masë sigurie në mungesë arrest me burg, gjykata i cakton detyrim paraqitje për armëmbajtjen

Por në fuqi është urdhri i ndalimit, pra 2 muaj para. Policia sot vajti ta kape ne htotelin e tij dhe ai nxorri armën, ja hioqi polici nga dora ne moment te fundit

Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i këshillit të qarkut Kukës. 

1610463336_1610461643ABEDINORUCI.jpg

Abedin Oruçi dhe lokali në pronësin e tij