Konfrontimi me policinë, dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit të afërm të Abedin Oruçit! I vëllai: Kjo bëhet për punë partish! Safet Gjici s'do që ai të marrë pjesë në zgjedhje

Konfrontimi me policinë, dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit të afërm të Abedin Oruçit! I vëllai: Kjo bëhet për punë partish! Safet Gjici s'do që ai të marrë pjesë në zgjedhje

Te arrestuarit duke hyrë në Gjykatë

Dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit e ngjarjes së ndodhur para dy ditësh në Kukës ku ish-kreu i këtij qarku, Abedin Oruçi, i shpallur në kërkim, u konfrontua me efektivë të policisë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 6 persona, të afërm të Oruçit teksa nën hetim janë disa të tjerë. Efektivët e policisë shkuan në hotelin e vetë Abedin Oruçit ku edhe pse ishte në kërkim, ai qëndronte i pashqetësuar.

Të arrestuarit janë Eglant Ollomani, 32 vjeç, Gazmend Oruçi, 34 vjeç, Besmir Muçmata, 35 vjeç, Ermir Markaj, 18 vjeç, Zekria Shehu, 19 vjeç dhe Behar Duraku, 48 vjeç, banues në Kukës me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë. Gjithashtu nën hetim u vendosën 5 persona me iniciale R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banes në fshatin Mamez dhe në Kukës nën akuzën e mosbindjes ndaj urdhërit të policisë.

Sejdi Oruçi, vëllai i Abedin Oruçit për të gjithë këtë ngjarje ai ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Safet Gjici. Sipas Sejdi Oruçit, Gjici e ka bërë këtë përpara fushatës elektorale, pasi nuk do që vëllai i tij të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjyqtarë për këtë çështje janë Florim Demollari dhe prokuror Rita Gjati, Edmond Karriqi, Enkeleda Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Konfrontimi me policinë, flet vëllai i Abedin Oruçit: Kjo bëhet për punë partish! Safet Gjici nuk do që vëllai im marrë pjesë në zgjedhje

Sejdi Oruçi, vëllai i Abedin Oruçit ish-Kreu i Këshillit të Qarkut Kukës u konfrontua me policinë, për të gjithë këtë ngjarje ai ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Safet Gjici.

Sipas Sejdi Oruçit, Gjici e ka bërë këtë përpara fushatës elektorale, pasi nuk do që vëllai i tij të marrë pjesë në zgjedhje.

"Ngjarja shifet vetë. Të shkosh në lokal dhe me ngrënë bukë njerëzit, për çfarë bëhet kjo punë. Vetëm për punë partish. Pse shkon te Abedini për çfarë shkon te ai, unë jam më i madh toka e imja është. Pse nuk vjen të më kapë mua të vijë te unë, toka ime është dem babadem.

Kjo bëhet për hakmarrje. Ai ka shkuar te punëtorët. Shteti po sheh në të drejtën, se di çfarë po bën Edi Rama a e nxjerr mirë ligjin,  po e nxori ta vazhdojë deri në fund. Por unë di atë toka jote në tokë të vetë. Sikur të vij unë me zaptu tokën. Të iki nga toka ime unë", tha ai.

Edhe një punëtor i tyre ka hedhur akuza ndaj Gjicit.

"Ky konflikt, se Saft Gjici mundohet me marrë hak përmes shtetit nëpërmjet Abedinit, me thënë se jam më i fortë se Abedini me thënë se jam më i fortë. Po e dimë kush është më i fortë. Jo për forcë fizike, politikisht. Abedini njihet si i zgjedhur i popullit.

Prandaj para zgjedhjeve ai ka hall që Abedini të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë siç ka fituar dhe më parë  pa konkurent.

Më kanë thënë se kanë hy brenda e kanë bë terror me pistoleta. Civilët kanë hy përpara me armë, Abedini  e ka pasur armë te zyra dhe armëne  ti j e ka marrë policia po ai ska nxjerr armë ndaj policisë. Policët janë rrëzuar te lokali nëpër ferra", tha punëtori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/01/2021 01:20

    Vellackoja kishte probleme me ligjin ,nuk lejohet te marre pjese ne politike,por ama edhe juve e ruanit nga policia si grup,si gangsteret qe ruajne kapo-bandat.

    Përgjigju
  • Kuksiani: 14/01/2021 16:28

    O Sejdi pse mshifet si mi ky vellai yt duke e ditur se edhte person ne kerkim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar