Konfrontimi i ish-kreut të Këshillit të Qarkut Kukës me policinë, në pranga 6 afërm të Abedin Oruçit, 5 në hetim

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kukës ku ish-kreu i këtij qarku, i shpallur në kërkim, u konfrontua me efektivë të policisë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 6 persona, të afërm të Oruçit teksa nën hetim janë 5 persona. Efektivët e policisë shkuan në hotelin e vetë Abedin Oruçit ku edhe pse ishte në kërkim, ai qëndronte i pashqetësuar.

Sipas njoftimit të policisë, në momentin që efektivët u futën brenda ambjenteve të hotelit, persona të afërm të Oruçit janë konfrontuar fizikisht me ta. Në këtë moment, Oruçi ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar por një prej efektivët ka mundur t'ia heqë nga dora. Në rrethana ende të paqarta, Oruçi në këtë moment është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave të afërm të Abedin Oruçit, më konkretisht shtetasit  Eglant Ollomani, 32 vjeç, Gazmend Oruçi, 34 vjeç, Besmir Muçmata, 35 vjeç, Ermir Markaj, 18 vjeç, Zekria Shehu, 19 vjeç dhe Behar Duraku, 48 vjeç, banues në Kukës me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë. Gjithashtu nën hetim u vendosën 5 persona me iniciale R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës nën akuzën e mosbindjes ndaj urdhërit të policisë.

Në kërkim u shpallën Abedin Oruçi 54 vjeç si dhe një person tjetër me iniciale P.O., 46 vjeç banues në Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Kukësit e ka shpallur në kërkim ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", " Kanosja për shkak të detyrës" si dhe ndërtim pa leje.

Ndërkohë që para 2 muajve ka dalë urdhër ndalimi për 3 vepra penale por kur policet shkuan të ekzekutojne vendimin, nuk e kapën dot, pra ky urdhër ndalimi nuk është ekzekutuar (urdhri është ende në fuqi). Ndërkohë që një tjetër procedim tjetër penal është për armëmbajtje pa leje. Në këtë rast prokurori i kërkon gjykatës masë sigurie në mungesë arrest me burg, gjykata i cakton detyrim paraqitje për armëmbajtjen Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i këshillit të qarkut Kukës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:54
Zbardhen emrat/ Kush janë personat që u përplasën me policinë dhe ndihmuan ish- kreun e qarkut Kukës të arratisen

Report Tv ka zbardhur emrat e personave të arrestuar që ndihmuan ish- kreun e Qarkut, Abedin Oruçi të arratijes. Mësohet se janë arrestuar Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu dhe Behar Duraku.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raqi: 13/01/2021 08:58

    Kjo është realiteti i policisë shqiptare, e dobt me te fortin dhe e fort me te dobtin.Pse si qelluan dhe ktij meqe iku kishte dhe pistolet.Per Klodin u than 100 te zeza, me kte behet sikur ska ndodh gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë