Prokuroria e Kukësit ka shpallur në kërkim Abedin Oruçin, ish-kryetar i këshillit të qarkut Kukës.

Ai dyshohet për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", " Kanosja për shkak të detyrës" si dhe ndërtim pa leje.

Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i këshillit të qarkut Kukës.

"Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin A.O., 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", " Kanosja për shkak të detyrës" si dhe "Pushtimi i tokës" . Po punohet për kapjen e shtetasit A.O." - njofton policia.

Në 2017, Oruçi ka paditur ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin pasi ky i fundit e ka akuzuar si të dënuar për prostitucion.

Ish-kreu i këtij qarku, pas deklaratës që ka bërë Salianji  iu drejtua Gjykatës ku përmes një kërkesë padie i kërkoi përgjenjështrimin e kësaj deklarate nga ish-deputeti.

Abedin Oruçi