KINSHASA - Të shtëna armësh kanë mbjellë panik në aeroportin e ndërkombëtar të Kinshasës dhe në një fushë ushtarake të kryeqytetit të Republikës demokratik të Kongos.

Aty janë bllokuar 23 familje italiane, që prej një muaji e gjysmë, teksa duan të sjellin në Itali fëmijët e tyre të adoptuar. Gjatë përleshjeve janë vrarë edhe 40 rebelë.

"Jemi në rrezik". Kështu shkruhet në një e-mail për agjencinë e lajmeve Ansa-n Enrico, një kryefamiljar italian, i bllokuar me 23 familje italiane në Kongo, ku gjenden

"Rebelët  - shkruan më tej Enrico – kanë zaptuar televizionin shtetëror të Kinshasës, duke marrë pengje. Ka pasur tështëna në aeroportin që është mbyllur. Kemifrikë për jetët tona dhe të fëmijëve. Ne jemivërtet në rrezik, pasi gjendemi në periferi dhe situate në qytet nuk është e qetë. Ju lutemi lidhuni me Ministrinë e Jashtme që të na kthejë në shtëpi”

Kryeministri Letta, pasika shprehur se iu gjendet afër 24 familjeve italiane të bllokuara në Kongo me fëmijë që duan t’i adoptojnë, ka pohuar se : "qeveria e Kinshasës është impenjuar për ta zgjidhur shpejt situatën”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)