Kongo, pas ambasadorit italian rebelët vrasin edhe prokurorin që hetonte rastin

Kongo, pas ambasadorit italian rebelët vrasin edhe prokurorin që hetonte rastin

Situata e këtyre ditëve në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në kufijtë lindorë me Ruandën, është pothuajse e pakontrollueshme. Ditën e djeshme në të njëjtën rrugë ku është vrarë ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio, karabinieri që e shoqëronte Vittorio Iakovachi dhe shoferi i tyre, Mustapha Milambo, është vrarë edhe kryeprokurori ushtarak i territorit të Rutshuru, William Hassani.

Sipas burimeve lokale, Hassani ishte një nga personat që po hetonte dinamikat e vrasjes së diplomatit italian, dhe lidhja mes dy krimeve duket shumë e mundur.

Sipas autoriteteve, vrasja e prokurorit dhe plagosja e të paktën 12 personave që e shoqëronin është kryer nga elemente tashmë rebele të divizionit 3416 të ushtrisë, që më shumë se të kontrollojnë territorin, bëjnë ligjin duke bastisur fshatrat dhe mjetet që kalojnë në atë zonë, që deri pak muaj më parë deklarohej si e sigurtë.

Për vite, zona e parkut Virunga është bërë një fuçi e vërtetë baruti  me dhjetëra dhe dhjetëra grupe të armatosura që luftojnë për të vënë nën kontroll territorin, duke luftuar për të imponuar agjendën e tyre politike ose për të marrë në duart e tyre burimet bujqësore dhe trafikimin e arit, gurëve të çmuar dhe mineraleve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen