TIRANE - “Një vit më parë mes një shteti plot zhgënjim dhe ekonomie në mjerim do të vinte një lëvizje që do të merrte me vete amanetin e të parëve”. Kështu u shpreh sot nga Pallati i Kongreseve në Tiranë, Kreshnik Spahiu, lider i Aleancës KuqeZi, gjatë fjalës së tij me rastin e kongresit të parë kombëtar të kësaj force politike. Sipas tij AK nuk solli një pranverë arabe por “një pranverë ndryshe që i kishte munguar shqiptarëve për 100 vjet”.
“Viti 2012 e gjen kombin në një situatë me disa himne dhe disa flamurë dhe si në asnjë vend tjetër në botë nuk dihet numri i përgjithshëm i popullsisë – tha Spahiu - Viti 2012 i gjen shqiptarët me qeveritë më të korruptuara. Viti 2012 i gjen shqiptarët si një geto në Europë”.
Gjatë fjalës së tij që kalonte herë në prozë e herë në poezi, Spahiu tha se për problemet e vendit “nuk duhet të ndëshkojmë fqinjët tanë apo kombet e tjera por qeverinë që nuk mund të quhet shqiptare por tradhtare”. “Viti 2012 i gjen shqiptarët me të njëjtët liderë politikë të para dy dekadave”, shtoi ai.
“AK vjen sot për herë të parë si një alternativë qeverisëse, si më e mira, më e përgatitura, për të thyer themelet e partive tradicionale të cilave koha u ka përfunduar. AK vjen me një program të suksesshëm: larg urrejtjes së një kombi që po lëngon mes përcarjes”.
Sipas Spahiut, “Kosova sot është më e izoluar se kurrë. Shqiptarët janë të vetmit europianë që nuk lejohen të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen”. “Dy shtetet shqiptare kanë injoruar kryesisht shumicën e rekomandimeve të Brukselit”, tha kreu i AK, duke fajësuar kështu Tiranën dhe Prishtinën për integrimin e munguar në BE. Dhe për këtë “ndryshimi duhet të fillojë në Tiranë”.
Ndërsa “në Maqedoni shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Lëvizjet politike shqiptare nuk duhet të mendojnë të ndajnë pushtetin me maqedonët” por “të mbrojnë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve”. Sipas Spahiut, “klasa politike shqiptare në Maqedoni duhet të pastrohet nga korrupsioni”.
Duke u rikthyer në politikën e Tiranës, ai theksoi se “shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se PD e PS shahen në Parlament me libër shpie ditën e bien dakort natën. PD e PS janë nofullat e një goje që bluan vetëm për stomakun e vet”, deklaroi kreu i AK.
“Deri tani kemi parë parti që kanë mbrojtur interesat e grekëve, të maqedonasve, të serbëve. A nuk ka ardhur koha që të shohim një lëvizje që mbron interesat e shqiptarëve?”, pyeti Spahiu.
Më pas ai rreshtoi një seri premtimesh që përbëjnë edhe elementet kryesorë të programit të AK. Mes tyre dallonin dënimi me burgim të përjetshëm për të gjitha vrasjet në vend (kjo është “dora e hekurt e AK”) dhe rihapja e dosjeve të së kaluarës komuniste.
Punimet e kongresit të parë të AK u ndoqën në Pallatin e Kongreseve edhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com