Kongresi i parë për fertilitetin mbledh
në Shqipëri mjekët më të njohur europianë

Kongresi i parë për fertilitetin mbledh<br />në Shqipëri mjekët më të njohur europianë
Për herë të parë në Shqipëri organizohet një kongres ndërkombëtar për fertilitetin, me pjesëmarrjen e mjekëve më të njohur evropianë dhe botërorë të kësaj fushe.

Interesant është fakti se ky kongres, organizohet me iniciativën personale të një mjeku gjinekolog, Arben Rrugia. Kongresi,i pari i këtij lloji në vend, do të zhvillohet nga datat 9-10 tetor, në qytetin e Durrësit.

I trajtuar në raste sporadike, duket se problemi i riprodhimit tashmë do të marrë një qasje të re, falë eksperiencës dhe ekspertizës që pritet të japin emrat më të njohur të fushës së mjekësisë evropiane dhe botërore. Të ftuarit në këtë kongres janë profesorë e doktorë nga Spitalet e Universitetet më të njohura evropiane. Ata  vijnë nga Italia, Franca, Zvicra, Anglia, USA, Turqia, Greqia, Izraeli, India, Kroacia etj.

Mjeku Rrugia thotë se ky kongres ka si qëllim të paraqesë një tablo komplekse  të infertilitetit që nga shkaqet, diagnostikimi, trajtimi terapeutik dhe kirurgjikal. “Bashkarisht, do të kemi mundësinë që të diskutojmë të gjitha problematikat e fushës dhe të paraqesim udhëzimet”.

Kongresi mendohet se do të ketë një interes të veçantë për mjekët gjinekologë, urologë, andrologë, biologë, endokrinologë, gjenetistë, laborantë dhe mjekët e familjes, të cilët janë edhe impakti i parë me pacientin.

Gjithashtu, shoqata Shqiptare e Riprodhimit Human dhe Andrologji, një nga shoqatat mbështetëse të këtij organizimi, do ti krijojë mundësinë mjekëve shqiptarë në bashkëpunim edhe me shoqatat simotra, për të realizuar specializime afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata me qëllim rritjen e kualifikimit të mjekëve shqiptarë./ATSH/

dita fertilitetit


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane