Kongresi i PPE, Këlliçi në Rotterdam: Diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor

Kongresi i PPE, Këlliçi në Rotterdam: Diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor

Belind Këlliçi

TIRANË- Grupimi i Partive Popullore Europiane zgjedh sot Presidentin e Ri në kongresin që po zhvillohet në Rotterdam. Për kandidatin për President të PPE,  Manfred Weber Partia Demokratike do të jetë e vetmja që nuk do të ketë të drejtë vote mes shteteve anëtare, madje kjo parti po shkon drejt pezullimit.

Deputeti Belind Këlliçi i cili shkon në këtë kongres si delegat i forumit rino European Democrat Students, thotë në një shënim në rrjetet sociale se kanë diskutuar rreth sfidave të ardhshme në Ballkanin Perëndimor si dhe orientimin europian të vendeve të rajonit.

‘Në Rotterdam, i ftuar në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Europiane. Momentalisht po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të vendeve të rajonit tonë.

Pjesë e panelit aktual janë Zj. Doris Pack, presidente e Institutit Robert Schuman dhe bashkëpunëtorë e partnerë të tjerë të këtij instituti.  Gjithashtu në panel ndodhen Sekretari i Përgjithshëm i European Democrat Students, Z. Ivan Botoucharov dhe Zj. Tatiana Poliak-Grujic nga Visegrad Insight - një platformë analitike dhe debati që gjeneron politika orientuese për Europën dhe partnerët euroatlantikë.

Më herët kisha kënaqësinë të isha pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me temë "Lufta ruse dhe efektet e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor", me panelistë Z. Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën dhe Zj. Majlinda Bregu, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.  Paneli i të ftuarve moderohej nga Z. Patrick Voller, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.’- shkruan Këlliçi.

Duke mos pasur një vendim nga Gjykata e Apelit, Partia Popullore Europiane ka vendosur që të mos ftojë asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.

Në dokumentin që Shqiptarja.com disponon, PD nuk ka asnjë delegat, i vetmi vend nga lista e partive që janë pjesë e PPE. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, i cili tha se nëse kjo forcë politike kthehet te e djeshmja duke nënkuptuar rikthimin e Berishës do të angazhohet për ta pezulluar PD-në nga PPE-ja.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
PD pa delegatë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, Tabaku voton si përfaqësuese e asambleve parlamentare: Do të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj familjes

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka votuar sot për Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber, ndërkohë që ditën e djeshme Kongresi i PPE vendosi të mos ftojë asnjë delegat nga PD.

Megjithatë Tabaku ka qenë  votuese për shkak se është anëtare e Asamblesë Politike të PPE, për shkak të pozicioneve në asamblenë parlamentare. Në mesazhin e saj, deputetja Tabaku shprehet se PD do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së partive të qendrës së djathtë evropiane.

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, shkruan Tabaku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit