Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’

TIRANË- Me bindjen e fitores së sigurt për një mandat të 4 qeverisës, Edi Rama paralajmëroi në kongresin e Partisë Socialiste këtë të diel formimin e një skuadre të re që sipas tij do të jetë fytyra e Shqipërisë 2030.

"Sot nis puna për fitoren që do të korrim në pranverën e ardhshme për të gjithë shqiptarët. Por sepse sot nis projekti i PS 2030, për të cilin një gjeneratë tjetër nga ata që janë aty në qendër duhet të marrë kreshendo, më shumë peshë, më shumë përgjegjësi mbi shpatulla, një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor në PS. Jo vetëm për Shqipërinë 2030, por edhe për PS 2030", tha kryeministri Rama. 

Një mesazh të veçantë ia rezervoi Lindita Nikollës, një prej bashkëpunëtoreve të tij më të ngushta në këto 11 vite në pushtet, e cila dy ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i Kuvendit.

"Lindita shërbeu si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në 3 vjet jo të lehtë të jetës parlamentare të vendit. Bëri më të mirën e saj, si gjithmonë...  Me modestinë e një mësueseje të përkushtuar dhe seriozitetin e një njeriu që në çdo kohë e në çdo pozicion e ka vënë un-in e vet në shërbim të komunitetit tonë politik, Lindita është një shembull kuptimplotë i si duhet të jetë në çdo rrethanë dhe vështirësi individi i zgjedhur nga ky komunitet në çdo hap dhe në çdo nivel përfaqësimi. Faleminderit Lindita për forcën e shembullit që ti je!", tha Rama. 

Ndonëse nuk përmendi emra, deputetëve të PS-së 'dembelë' 'të paudhë' Rama nuk ua kurseu kritikat, duke lënë të kuptohet se për ata nuk ka një shans të dytë. Madje u kërkoi ndjesë qytetarëve 

"Kërkoj ndjesë për ata deputet që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua. Ose shkojnë në organizatën e partisë vetëm për foto. Kërkoj ndjesë për ata deputetë që trokasin në dyert e shtetit vetëm kur kërkojnë ndere për punët e tyre apo tarafit të tyre. 

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në zyrat e shtetit për punët e tyre, të familjes tyre, të tarafit të tyre apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e Kuvendit një herë në Hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga Hëna. Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë vetëm me njëri tjetrin, natyrisht për vatanin, por kryesisht për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë.

Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë halle karriere më dashakeqë lloj-lloj ndaj kësaj shtëpie apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë e disa pocaqi kanaleve dhe portaleve duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën, por duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon.

Ndjesë për deputetët që nuk i takojnë këtë fjalë, sepse nuk janë të gjithë dembelë dhe moskokëçarës ndaj detyrave", vijoi Rama. 

Një mesazh pati dhe për 'tradhtarët'.

"I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do habitej po të tregoja se çfarë më thoshin në sy dhe çfarë më bënin pas shpine. Kur kanë arritur të ngjiten, por edhe të më ngjiten edhe mua, merreni me mend sa nga këta ka më poshtë" 

Më i ashpër se me bashkëpunëtorët aktual, ishte me ish-bashkëpunëtorët, me një mesazh të nënkuptuar për ish-numrin 2 të qeverisë së tij, Arben Ahmetajn, të shpallur në kërkim.

"Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i  mykur apo me qime prapanicash. Të më falë prapanica për shprehjen që bëjnë si lajmëtarët e qametit nuk pi ujë me shqiptarët. Zero, zero", vijoi Rama. 

Njësoj si me Ahmetajn, edhe për këdo tjetër që sipas tij fut duart në xhepat e qytetarëve, adresën ua bëri të qartë.

“Kush ka këtu llogari për të dhënë për korrupsion, e ka adresën te SPAK. Je ministër, s’je ministër, je andej s’je këtej, ke qenë s’ke qenë, i ke futur duart nëpër xhepa këtij populli do shkosh të japësh llogari për xhepat.  Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin në atë adresë për të dhënë shpjegime, të shkojë, të japë shpjegime e të vazhdojë punën. Duhet të mësohemi dhe me këtë.  Do mësohen dhe ata që rrinë atje me kamera sikur po vijnë miss-et e po parakalojnë e do kuptohet që kjo është pjesë e sistemit. 

Ne nuk jemi dhe as një dhe dy, s’jemi as 1000 e 2000, jemi 800 mijë njerëz. plus dhe ata që tani do të votojnë nga emigracioni, ne duhet të synojmë 1 milionë. Kështu që, kush rri e numëron; ish ministri, e thirrën e bën, sikur numëron dëshmor edhe sikur po na mbyll rrugët se s’po kemi të tjerë, s’po kemi forca se na iku njeri, na ikën dy, na ikën tre,  duhet të shkojë të bëjë derman për syrin te një hoxhë e prift se ne nuk i bëjmë dot derman. E kanë bërë këtë punën e emrave, nxjerrin lista, siç kanë qenë dikur yjet e pashuar, bëhej edhe një kronikë në radio, yjet e pashuar, gjysmë ore dëgjojë pushkët para partizan", tha Rama. 

Ambiciet për mandatin e katërt i ka të mëdha.

"Në 2011 ngritëm makinerinë elektorale që nuk ka njohur më asnjë humbje në 9 zgjedhje radhazi. Unë dua që në betejën e 10, të radhës, Partia Socialiste të marri notën 10 me rezultatin më spektakolar të periudhës së dremitim tim. Dua që zgjedhjet e pranverës së ardhshme të jenë jo një fitore kuptimplotë e partisë Socialistët artimetikisht. ..Se është dhe hall i madh kur thua i kemi përball, po ku i kemi përballë ata? Ne ata i kemi mbrapa. Në letër i kemi përballë, por në realitet, ku janë? ...

Thoni ju “Po pse, sa do rrimë ne në pushtet, 50 vjet?”  Po pse të mos rrimë 100, kush na e ndalon, kush na e ndalon? Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço Kapedani-thoshte profesor Et’hem Ruka

 Ndërsa si qershi mbi tortë premton një samit të NATO-s në Tiranës, si tregues i Shqipërisë sipas tij gjithnjë e më të respektuar ndërkombëtarisht.

“Në mandatin e katërt në do t’i çojmë të gjitha para që kemi premtuar, korridorin blu, Korridorin 8 e me radhë të gjitha të tjerat. Edhe pistën e garave të formulës një do ta bëjmë në Elbasan. Edhe portin e ri tregatra dhe ushtarak të Durrësit, ndërtimi nis këtë mandat. Do ta ccojmë edhe 20 milionë numrin e tursitëve të huaj. Do ta bëjmë edhe Shqipërinë edhe ekspertuese neto e energjisë. Si vend që sdo të ketë nevojë për për blerje energjie por edhe që eksporton.  Do mikpresim  liderët e të gjithë kontinentit, kush tjetër do ta vendoste Shqipërinë në hartë, si një vend i respektuar, udhëheqës. Ne duam të vendopsim qershinë mbi tortë mandatin e katërt dhe të kemi në Tiranë samitin e NATO-s, kemi vënë kandidaturën dhe do t’i qepemi”, vijoi Rama. 

Për skuadrën e re të deputetëve, sipas tij më të fuqishme e të aftë për t’ju përgjigjur vizionit të socialisteve, Rama njësoj si në 2021-shin, shpalosi një tjerër platformë, “Deputeti që duam”, duke u bërë thirrje përfaqësueseve të diasporës, profesionistëve, grave dhe të rinjve që aspirojnë politikën dhe një vend në parlamentin e ardhshëm.

Ndërsa anëtares më të re të PS-s, Helena Kaçi i parashikoi dhe të ardhmen.

"Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jem më sepse Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu dhe kur Helena të bëhet kryetare e partisë, Pandi do të dëshmojë përpara gjeneratës X që e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket se ishte Edi Rama, se kushedi sesa do ketë përcjellë në Sharrë apo në Tufinë, se është dhe mik me lali Erin dhe ia gjen varret aty ku do" tha Rama.

Kundërshtarët politikë, i akuzoi se e kthyen Kuvendin në 'vend ç'edukues' dhe i paralajmëroi për humbjen e madhe që do të kenë në zgjedhjet e 2025.

"E kanë katandisur Partinë Demokratike në një cisternë të ndryshkur helmi e cila nuk i bën më asnjë punë as dreqit vet.  Janë të dënuar të zhgënjehen sa herë numërohen votat. Do të bëhen pastaj qesharakë duke folur për vjedhje, për blerje votash dhe nuk kanë faj në fakt, se atë që të bën Partia Socialiste nuk ka as tërmet e as breshër që ta bën kur i del përballë"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Rama mesazh Ahmetajt: Minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer... qime prapanicash që bëjnë si lajmëtarë të kiametit

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, ku nuk kurseu kritikat për bashkëpunëtorët e tij. Por duket se mes rreshtave, kryeministri i dedikoi edhe një mesazh më të ashpër ish-bashkëpunëtorit të tij më të afërt, Arben Ahmetajt, të shpallur në kërkim.

Ndonëse nuk preferoi ta përmendë me emër, Rama ndërsa fliste për korrupsionin e protestat te Bashkia e Tiranës, Rama u shpreh “minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur.”

Kujtojmë që Ahmetaj njihej ndryshe edhe me nofkën ‘tigri’, ndërsa Rama e vijoi fjalën e tij duke thënë se “qime prapanicash që bëjnë si lajmëtarë të kiametit”.

Edhe ky duket si një mesazh i fshehur për deklaratat e Ahmetajt nga arratia, ndërsa ky i fundit pritet të japë një tjetër intervistë në televizionin e familjes Berisha.

“Unë di të them një gjë. Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga i ziu, nga i bardhi, nga i gjithë cirku i tyre që na bëhen me kloun e arusha që turren tek Bashkia e Tiranës si te torta e pavarësisë, e në vend të saj kafshojnë murin. Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur. Apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Zero, zero! Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit dhe popullit shqiptar na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të aftë të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, tha Rama.

Ora 16:24
Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

 

Kryeministri Edi Rama renditi projektet për mandatin e katërt gjatë fjalës në Kongresin e PS.

Në mandatin e katërt do i votojmë deri në fund ato që kemi thënë dhe kemi nisur, korridorin blu, korridorin e 8, që po merr formë aktualisht në një pjesë të tij Elbasan-Pogradec dhe me radhë të gjitha tjerët. Do ta bëjmë brenda mandatit të 4 pistën e garave të Formula Uno në Elbasan dhe do ta fusim Shqipërinë edhe ne klubin e shteteve organizatore të Formula Uno me 1 mld shikues në një ditë të diele. Do ta hapin vitin e ardhshëm edhe aeroportin e Vlorës, do ua sjelli vlonjatëve turistëve edhe me avion që t’ua vënë çmimin e taksisë nga aeroporti në Vlorë më shumë se çmimin e biletës nga Londra na Vlorë. Ne shkojmë para, Vlora shkon edhe më para. Do hapim deri në fund të mandatit të 4 portin e ri tregtar dhe ushtarak të Durrësit, ndërtimin e të cilit nis këtë mandat, gara shpallet këto ditë, do ta bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë.

Ora 15:43
'Vlonjatëve do u sjellim turistë, por me kanë mërzitur me ato çmime', Rama: Rama: Kemi shpallur kandidaturën për të pritur samitin e NATO

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste u ndal të roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai renditi pozicionin që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre viteve dhe besimin që ka fituar te ndërkombëtarët.

Për këtë, si tregues Rama tha janë samitet që janë zhvilluar në Shqipëri, duke theksuar se kanë shpallur kandidaturën për organizimin e samitit të NATO-s në 2027.

Me nota humori, Rama tha se “do t’i bindim që s’ka më mirë se Shqipëria dhe do t’i garantojmë që nuk do t’i çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës”. Këtu Rama gjeti rastin për të tërhequr edhe njëherë vëmendjen me çmimet e larta.

Do të hapim vitin e ardhshëm edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Do t’ia sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion, që t’ia vënë çmimin e taksisë nga Aeroporti në Vlorë më shumë se çmimi i biletës nga Londra në Vlorë.

 

Vlonjatët, nuk ke ca i bën. Ne shkojmë përpara, por ata shkojnë edhe më përpara, ndaj ndonjëherë ngelin dhe thonë “ku vajtën”.

Dua të vendosim qershinë mbi tortë në mandatin e katërt dhe dua të kemi në Tiranë Samitin e NATO, kemi venë kandidaturën për vitin 2027 dhe do t’i qepemi dhe do t’i bindim që s’ka më mirë se Shqipëria. Do t’i garantojmë që nuk do t’i çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës, se gatuajnë shumë mirë, por më kanë mërzitur me ato çmime”-tha Rama.

Ora 13:56
Rama batuta në Kongresin e PS: Helena do jetë kryetarja! Dëshmitar Pandi i pavdekshëm, ua gjen varret të gjithëve në Sharrë e Tufinë se është mik me lali Erin

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat në Kongresin e PS, ku vlerësoi edhe 19-vjeçaren Helena Kaçe e cila hapi Kongresin me fjalën e saj. Rama tha se do jetë udhëheqësja e PS, e për këtë tha se dëshmitar do jetë Pandeli Majko, i vetmi i pavdekshëm në PS. Madje me batuta, Rama tha se Majko i përcjell të gjithë dhe ua gjen varret aty ku do në Sharrë e Tufinë, se është mik me lali Erin.

“Me shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thash sapo ta kam hapur një problem, se nga ky moment ti hyre e panjohur dhe kur të dalësh do kesh shumë sy që s’do të shikojnë me dashamirësi, këtë konsideroje si favor, meqë the se s’ke pasur asnjëherë një favor. Kush nuk ka shumë kundërshtarë dhe nuk përballet me kundërshti të mëdha në rrugën e vet, nuk ngjitet dot në majë. Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jem më, se është i vetmi i pavdekshëm. Kur helena të bëhet kryetare, Pandi do dëshmojë para gjeneratës X, e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket ishte Edi Rama, se kushedi sa mund të ketë përcjellë në Sharrë dhe Tufinë se është mik me Lali Erin dhe u gjen varret aty ku do”, tha Rama.

Ora 13:43
PS në pushtet? Rama: Pse të mos rrimë 100 vjet, kush na e ndalon?!

 

Kryetari i PS-së foli për një orientim të ri të PS-së që është burim i gjithë energjisë qeverisëse.

“Do thoni ju “Po pse, sa do rrimë ne në pushtet, 50 vjet?”

Po pse të mos rrimë 100, kush na e ndalon, kush na e ndalon? Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço Kapedani-thoshte profesor Et’hem Ruka që e përshëndes me mall.

Siç e vini re, në këtë fjalë, pjesa dërrmuese është për orientimin e ri organizativ të partisë dhe jo për punët e qeverisë. Jo pa qëllim natyrisht por sepse këtu në parti është burimi, burimi i gjithë energjisë tonë qeverisëse. Po u lodh partia nuk vrapon qeveria. Po vrapoi partia, qeveria nuk ka rrugë tjetër. Këtu në parti projektohet dhe pastaj, përmes forcës së kësaj partie, realizohet fitorja që na jep mundësinë të çojmë përpara të gjithë programet qeverisëse. 

Programe kanë të gjithë, të tjerët i kanë më të bukura se ne, patjetër, se kush nuk ka gjë në dorë mund të premtojë qiellin dhe tokën.

.

Ora 13:42
Rama mesazh ‘tradhtarëve’: Kam njohur shumë të paudhë, tjetër më thonin në sy, e ndryshe bënin pas shpine

 

Në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama dha edhe një mesazh që dukej se shigjetonte ish-bashkëpunëtorët e tij. Rama tha se ka njohur shumë të paudhë që tjetër i thonin në sy, e tjetër bënin pas shpine.

Pazari i politikës ka plot dyqane, por PS është e vetmja derë ku kush do të hedhë një hap për tu angazhuar e ka një mundësi reale. Jo sepse PS është një shtëpi pa probleme, nuk e them dot këtë, kemi plot edhe probleme edhe ne, jo se në PS s’ka njerëz që tjetër të thonë në sy dhe tjetër të bëjnë pas kurrizit, as këtë se them dot. I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do habitej po të tregoja se çfarë më thoshin në sy dhe çfarë më bënin pas shpine. Kur kanë arritur të ngjiten, por edhe të më ngjiten edhe mua, merreni me mend sa nga këta ka më poshtë, deri aty ku këta njerëz që po u drejtohem duhet të nisin rrugën. Unë jam po ai që them besojeni PS, është e vetmja rrugë për ju. PS është e vetmja rrugë për çdo të ri apo të re, qoftë 20. Qoftë 30m, qoftë edhe 60 si puna ime, nëse ka vërtetë dëshirë të merret me politikë, s’ka asnjë rrugë tjetër për t’u dalluar nga ata që i kanë mësuar përmendësh fjalët për Shqipërinë, integrimin, progresin zhvillimin, solidaritetin, vlerësimin. Po merren vetëm me llafe. Ndërkohë që për të bërë betejë bashke me dhe për ti ngjitur më tutje majat e reja dhe përtej asaj të 2030.

Ora 13:38
‘Deputeti që Duam’, Rama në Kongres: Një derë e re për ata që duan të trokasin në PS, pa frikën se u del ndonjë i shëndoshë e u thotë ‘ik!'

 

Një derë të re për ata që duan të trokasin në PS dhe të angazhohen në politike pa ndërmjetës. Kështu e quajti kryesocialsiti Edi Rama platformën ‘Deputeti që duam’, duke u bërë thirrje të rinjve, por jo vetëm, që të aplikojnë që të tregojnë veten e tyre. Nga kjo platformë do të përzgjidhen edhe kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2025, ndërsa Rama tha se përmes saj mund të trokitet në PS, pa pasur frikën se të del ndonjë i shëndoshë e të thotë çfarë do më vëlla, ik.

Patjetër është pak po e sigurt s’do ta gjesh shtruar, po ku me besim te vetja me këmbëngulje dhe durim do e gjesh me siguroi më herët a më vonë vendin që të takon, shikojeni deputeti që duam si derë të re të PS ku mund të trokasësh pa ndërmjetës, pa frikën se nuk të hapet, apo se po tu hap të del ndonjë i shëndoshur dhe i përgjumur dhe të thotë ca do më vëlla, ik o vëlla ehu, ik se kemi punë. Regjistro emrin, shprehe dëshirën tënde dhe mos prit po fillo organizohu që të dalësh në pah, duke përdorur mjete që siguron platforma, gjatë gjithë kohës do jemi në kontakt. Nuk i siguroj dot ata që të cilëve u drejtohem se do bëhen deputet, se i takon secilit të bindë njerëz, të provojë se mund ta përfaqësojnë denjësisht PS, duke sjellë vota, i siguroj që nëse dikush ka dëshirë të angazhohet, të merret me politikë dhe të bëhet deputet që nga viti i ardhshëm, por mund të ndodhë të marrë përgjegjësi të tjera siç ka ndodhur me platformën e 2021.

Ora 13:26
Vullnet Sinaj tërhiqet nga gara për zgjedhjet 2025! Rama e falenderon: S'më ke shqetësuar për asgjë personale, përlotet deputeti

Deputeti socialist Vullnet Sinaj duket se nuk do të jetë në garën për deputet në zgjedhjet e 2025. E bëri të ditur kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS-së. 

Gjatë fjalës së tij  që zgjati më shumë se 1 orë, Rama u shpreh kritik ndaj deputetëve të cilët nuk kanë bërë asgjë vetëm për interesat e tyre, por tha se ka deputetë të cilët kanë bërë shumë për qeverinë. E një nga këto është dhe deputeti Vullnet Sinaj. Deputeti socialist i cili është deputet në qarkun e Vlorës për dy mandate (2017- 2021) u përlot.  

"Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët kemi arritur shumëcka në këtë mandat të tretë dhe I kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as kur duhet ti japin këmbëve për të takuar zgjedhësit.

Vullnet Sina është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta, do të thuhej në kafene. Por Vullneti I ka pasur në rregull edhe më përpara.  Nuk është I vetmi por se paradisakohësh më tha se dëshiron të mbyllë angazhimin e tij. Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale por nuk e ka pasur problem të më shkruaj pas mesnate duke u kthyer I lodhur në një nga zonat më të thella e të vështira ku ka bërë më shumë se qeveria. Shembull të tillë nuk na mungojnë. Mbi shembuj të tillë do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore.

Ora 13:24
Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve të PS: Shkojnë në bazë vetëm për të bërë foto! Që kur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna

Ndonëse nuk përmendi emra, deputetëve të PS-së 'dembelë' 'të paudhë' Rama nuk ua kurseu kritikat, duke lënë të kuptohet se për ata nuk ka një shans të dytë. Madje u kërkoi ndjesë qytetarëve

Edi Rama në Kongresin e PS-së: Ndjesë të gjithë atyre në këtë sallë dhe jashtë saj që deputetë janë por që kanë investuar dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të PS-së të jenë këtu sot si deputetë. Dua ti kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh por nuk e kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë e në cdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica dërrmuese e shqiparëve.

Kërkoj ndjesë për ata deputetë  që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonën e tyre. Apo që shkojnë në organizatat e partisë vetëm për të bërë një fotografi presence kur zhvillohet një fushatë anëtarësimesh. Ju kërkoj ndjesë pë rata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin nëpër zyrat e shtetit për punët e tyre, familjes dhe tarafit të tyre.

Apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e kuvendit një herë në hënë e flasin sikur kanë ardhur nga hëna.

Ndërsa takimet me njerëzit I bëjnë vetëm me njëri tjetrin, natyrisht për vatanin por kryesisht për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë. Ndjesë dhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë halle karriere me dashakeqës lloj lloj ndaj kësaj shtëpie, apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë, e disa pocaqi, kanale e portale duke hedhur gurin e fshehur dorën e duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon.

Ndjesë dhe atyre deputetëve që nuk u takojnë këto fjalë, se fatmirësisht nuk janë të gjithë dembelë e moskokëcarës ndaj detyrave që ose e nderojnë deputetin bashkë me PS ose e turpërojnë atë e PS-në në sytë e të gjithë njerëzve.

Ora 13:19
Rama në Kongres: Do krijojmë skuadrën e re kombëtare për zgjedhjet 2025! Thirrje shqiptarëve: Kandidoni në platformën ‘Deputeti që Duam’, ta çojmë vendin në BE

 

Kryesocialisti Edi Rama në Kongresin e PS tha se do të ndërtohet skuadra e re kombëtare për ndeshjen elektorale. Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të kandidojnë në platformën deputeti që duam, për të çuar para vizionin e PS për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Do ndërtojmë skuadrën e re kombëtare për ndeshjen elektorale të radhës ku do të futemi jo për të marrë thjesht mandatin e katërt radhazi, për fitoren më shembullore të të gjithësi serisë së pandërprerë të fitoreve tona. Sot nga kjo foltore dua tu them gjithë shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që duan të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e SHBA të Europës në Bruksel, flamurin e Skënderbeut dhe Ismal Qemalit në fund të këtij 10-vjecari, shqiptarët që e duan Shqipërinë kampione me nam të turizmit në Ballkan, pikë referimi në rajon për rritjen e pandërperë ekonomike dhe sociale, shqiptareve që e duan Shqipërinë Europën e Ballkanit, merreni iniciativën, kërkojani PS që ta vlerësojmë kandidimin tuaj për deputet dhe deputete në legjislaturën e ardhshme. Mandati ynë i 4 do jetë mandati i mbledhjes së shumë fryteve  të punë së gjatë dhe të vështirë, mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi dhe sfidat për të kapërcyer”, tha Rama.

Ora 13:06
Rama: Konflikti politik e ktheu kuvendin në një vend ç’edukues! Berisha e katandisi PD në çisternë të helmuar

Kryeministri Edi Rama falenderoi Lindita Nikollën për të gjithë rrugëtimin e saj në kuvend. Kundërshtarët politikë, i akuzoi se e kthyen Kuvendin në 'vend ç'edukues' dhe i paralajmëroi për humbjen e madhe që do të kenë në zgjedhjet e 2025.

Lindita shërbeu si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në 3 vjet jo të lehta të jetës parlamentare të vendit. 
"Konflikti brutal politik që na ka shoqëruar e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi se çfarë ndodh në arenën e saj jo për të hedhur helm fjalësh të liga. Mund të gjejmë më shumë justifikime për të thënë se ai konflikt në atë mexhelis që është prekja e nivelit më të ulët të sjelljes dhe komunikimit publik s’është faji ynë por ne nuk jemi të pafajshëm. Faji ynë nuk është se jemi burimi i atij konflikti, dihet botërisht që burimi është tjetër kush i njëjti që doli nga shpellat e historisë së trishtë të shqiptarit kundër shqiptarit qysh se mori jetë parlamenti.
I njëjti që mori peng sa mundi e kur mundi Shqipërinë, përmes duarsh të mbrapshta shqiptare sapo ajo u vetëshpall shtet në 1912 dhe tani më e ka katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi që nuk i bën më asnjë punë as dreqit vet.

Faji ynë është se ne jo thjesht nuk e kemi bërë dot dallimin me bartësit e konfliktit në atë parlament të shëmtuar, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen për ta bërë për të qartë për të gjithë këtë dallim të domosdoshëm, jeta parlamentare nuk është vetëm arena e seancave kuvendore, dhomat e grindjeve të komisionit të kuvendit, karrigia dhe tryeza e kuvendit janë për tu ulur për vendimmarrjen" 

Ndërsa në sallë ajo ishte ulur krah kryeministrit Edi Rama.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 29/07/2024 14:07

    Komplimente Iris per komentin,por intelektualet e vertete jane strukurdhe i urrejne partite.O zot te kesh bashkeshorte Spiropalin,Vilma Bellon,Kushin e famshme qe e ndriti arsimin me baluket e saj me te cilat rri e i stolis para pasqyres.Keto gra u kthejne shpinen femijve ,gjithçkaje dhe jetojne per karriere,per partine,per kryetarin e kryetaret.

    Përgjigju
    • @Ina&Iris: 29/07/2024 20:20

      Intelektualet e vertete nuk bejne dot shumice ne vendin tone jane te destinuar te largohen ose te mbyllin gojen dhe te durojne te gjithe servilet, perfituesit, te paaftet, te korruptuarit me shpresen e kote se mund te ndryshoje nje dite dicka

  • Iris: 29/07/2024 03:46

    Pse nuk inicion platformen /Kryetari qe duam/?! Dhe 100 vjet ne pushtet?! Kush na ndalon-thua?! Pse te mos kerkosh te qendosh 100 vjet ne pushtet o sulltan,se mos kane shqipot kulture demokratike?! Jemi hedhur si top mes mbreterish,perandorish,pushtuesish e diktaturash,kush do t'ua mesonte shqipove parimet e demokracise?! Edhe kur erdhi /demokracia/ na u shfaqet ju & Co.,bajraktare e bejlere majtas e djathtas me pushtet te perjetshem qe nuk po na shkuleni e keni paturpesine e thoni kush na ndalon neve! Kush ju ndalon juve?! Kush t'ju ndaloje,ai fanatiku i mjerre qe djeg goma e hedh molotove cdo jave dhe e adhuron rivalin tend edhe pse te arrestuar ne shtepi e te shpallur non grata nga gjysma e botes per 100 maskarlleqe?! Kush t'ju ndaloje juve,ata anetare partie,ata simpatizante qe pane se si kryetari i tyre,nje tjere rival e koleg i joti e ndares pushteti me ju ne nje moment ne kohe,u kap me video me bllok ne dore,u pa se si e ktheu partine ne biznes privat kur gruaja i ruajti /kryetarllekun/ e prape nuk thane asgje?!Kush ju ndalon juve,ata anetare partie qe pane kryetarin e tyre, nje tjeter rival tendin qe ju preferoni t'a perbuzni e qesendisni shpesh,qe perjashtoi gjysmen e drejtuesve te partise dhe te deputeteve te tij,pse i dolen kunder e u bashkuan,ose perkrahen rivalin e tij fraksionist brenda partise e nuk thane asgje per shkeljen e te drejtes te mendimit ndryshe?! Kush t'ju ndaloje juve,ata anetare partie qe te shohin si te pazevendesueshem edhe pse figurat rreth teje po shemben si muret e Jerikos nga SPAK-u?! Kush t'ju ndaloje juve, ai shqipoja qe te ben kenge per nje tunel,njelloj sic i ka kenduar dikur diktatorit qe e shqepte ne dru dhe e fuste ne burg,apo ai tjetri qe ve perpara fis e familje si bariu delet e ju votojne ne grup,apo ai tjetri qe i ben presion me vend pune?! Kush ju ndalon juve,ata zyrtare qe i heq e i rive ne emer te rigjenerimit te partise,por qe nuk te thone asnjehere se perse ndryshohen/hiqen vetem ata dhe jo veten tuaj si kryetare?! Sa kohe qe shqiptari nuk do te kete kulturen demokratike perendimore dhe parimet e saj,ju sulltanet e partive keni per te sunduar te qete,jo 100 vjet,por 1000 po te kishte mundesi si autokrate.Eshte fatkeqesi per Shqiperine!

    Përgjigju
  • Ska problem: 28/07/2024 22:56

    Mavri po ku kane xhepa me shqiptaret , cla berisha i grive ti me latifondistet qe te bejne fresk me …… . Po mire thua zotrote qe shqiptaret sjane budallej po mire tu dogj barku per emigrantet ? Ske me votues sot voton vetem administrata me kuc e mac per popullin ti bashke me ato qe te bejne fresk jeni ushujza .

    Përgjigju
  • Lulush Tamush Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 28/07/2024 18:25

    O i madhērishmi Edi Rama po ti pēr ça je kryeministēr ? Nuk i Kontrollen ti kta Ministra qē shumica po na dalin hajdut ? Kush i ve kta hajdut nē kto poste ? Prandaj bēhu içik mē realist. Se ti je fajtori mē i madh ti i udhēheq kta hajdut.

    Përgjigju
  • Ina: 28/07/2024 17:29

    Ti zoteri (E. Rama)e nxorre popullin ne proteste ne 21 Janar, prej bllokut te famshem te Ilir Metes (korrupsionit). Dhe ne vitin 2013 bere kualicion qeverises me te. Si mund ta shpjegosh kete fenomen? Je bere shume qesharak, me keq se non-grata.

    Përgjigju
  • Tutu: 28/07/2024 16:32

    Po ata o zotni qe i kane futur para kongresit duart ne xhepat e shqiptareve ku do ua cosh adresen… vrime ne uje ke bere… te besuam te votuam…tani pas te te dhohim duam…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite