Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve të PS: Shkojnë në bazë vetëm për të bërë foto! Që kur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna

Ndonëse nuk përmendi emra, deputetëve të PS-së 'dembelë' 'të paudhë' Rama nuk ua kurseu kritikat, duke lënë të kuptohet se për ata nuk ka një shans të dytë. Madje u kërkoi ndjesë qytetarëve

Edi Rama në Kongresin e PS-së: Ndjesë të gjithë atyre në këtë sallë dhe jashtë saj që deputetë janë por që kanë investuar dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të PS-së të jenë këtu sot si deputetë. Dua ti kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh por nuk e kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë e në cdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica dërrmuese e shqiparëve.

Kërkoj ndjesë për ata deputetë  që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonën e tyre. Apo që shkojnë në organizatat e partisë vetëm për të bërë një fotografi presence kur zhvillohet një fushatë anëtarësimesh. Ju kërkoj ndjesë pë rata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin nëpër zyrat e shtetit për punët e tyre, familjes dhe tarafit të tyre.

Apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e kuvendit një herë në hënë e flasin sikur kanë ardhur nga hëna.

Ndërsa takimet me njerëzit I bëjnë vetëm me njëri tjetrin, natyrisht për vatanin por kryesisht për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë. Ndjesë dhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë halle karriere me dashakeqës lloj lloj ndaj kësaj shtëpie, apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë, e disa pocaqi, kanale e portale duke hedhur gurin e fshehur dorën e duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon.

Ndjesë dhe atyre deputetëve që nuk u takojnë këto fjalë, se fatmirësisht nuk janë të gjithë dembelë e moskokëcarës ndaj detyrave që ose e nderojnë deputetin bashkë me PS ose e turpërojnë atë e PS-në në sytë e të gjithë njerëzve.


Lajmi kryesor:

Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja