Kongresi i Triestes i 1913, Konica:
Çështja e kufijve, e mbyllu

Kongresi i Triestes i 1913, Konica: <br />Çështja e kufijve, e mbyllu
Një kongres katër ditor i mbajtur në Trieste nga 1 deri në 4 mars 1913 i pasqyruar deri në detaje në revistën “DIFTIME E VRIME MI Kongresin Shqyptaar t’ Trieshtës” 1–4 MARCIT 1913, na sjell sot, 100 vjet më vonë një atmosferë mbushur plot me fakte mbreslënëse për muajt e para të shtetit të pavarur shqiptar dhe sfidat e kërcënimet e mëdha që i kanoseshin.  Një grup burrash patriotë shqiptarë, por edhe personazhe ndërkombëtare të kohës, kanë diskutuar në këtë kogres çështjet më emergjente e të rëndësishme për Shqipërinë.

Rilindasi ka botuar në dy numrat paraardhës pjesë nga procesverbali i mbajtur nga ky kongres, përkatësisht ditën e parë dhe të dytë të bisedimeve. Sot vijojmë me ditën e tretë, duke zbuluar çështjet që janë diskutuar dhe emrat e patriotëve që kanë marrë pjesë në to. Ky dokument i rëndësishëm është përgatitur për botim nga  Sami Metalija dhe Enkelejda Metalija.

E TRETA DITË

Mledhja e paradites. Fillohet e treta ditë me këndim t’telegramit t’E.T. kondit Berchtold: “Faik Konika, President i Kogresit Shqypëtaar, Trieshtë – Shum i kenaqun per ndjesiina t’diftuemeu n’telegram qi m’dergove n’emën t’Shqypetarve t’mledhun n’Kongres n’Trieshtë, t’lutem me pelqye bashkë me falenderjet e mija urimet maa t’mdhajat per perparim t’Shqypëniis e t’popullit shqyptaar. Berchtold”. Me brohoriina t’mdhaja pershndetet ky telegram.

At Fan Noli shqypëton nji t’folun qi e myllë çashtjen e kufive. Ai me shum arsyena historike, etnike, ekonomike, difton se Shuypënija do t’formohet sadopak prejë kater vilajeteve t’Shkoders, Janinës, t’Kosovës e t’Monastirit. Edhe këso heret uratori asht fort i aklamuem. Mbas kësajë, Kol Ivanaj i avitet presidencës e i lypë Fajk Konicës  shvilim per mëndirë t’keqe qi dje ja priti fjalen.

Faik Konica i përgjegjë se s’e kaa me detyrë me dhanë shvillim kurrfaret, pse at herë gjithcilli Kongresist do t’jepte ndo i zhvillim, atëherë Ivanaj holl mbii tryes t’presidencës biljaten me ëmën t’vet. Kjo ngjarje nuk shkoj gjatë. Faik Konica i dha, për mjes dy tjerve, nji diftim, ku, pas permendë kerkend, thote se kama e tij si kreitar, qi lypë nji paansii kreit t’keputun, e vën jashta ç’do kunderaktimit t’posaçem. Nuk kje botue kurrnji verbal, nense shum gazeta folne per ket ngjarje.

Mark Kakariqi don qi Shqypënija t’keet kufit e vet natyrale. Pse per ndryshe nuk do t’kishte fuqii me jetue. Edhe aj asht n’mendim t’i dergohet nji memorial Fuqiive t’mdhaa, e dishron t’lypet interventi i armatisun i Itales e Austriis, qi t’hiqet qarkimi i bregut t’Shqypëniis, qi asht shkak t’gjith psimene popullit. Dishron qi kogresistat t’napin besën shqypëtare me fjalë “vdekje ndo liri” – e t’gjith mledhja, si t’ishte nji nieri, i pergjegjë me brohorim.

Demeter Molle, qi banon n’Filipopull, bjen urimet e shqypëtarve t’Bulgariis. Orazio Irianni, i pritun me brohorii, flet n’ëmen t’Shqypëtarëve e t’Italo-shqypëtarve, t’ngulun n’Neë-York. Une- thotë – kjeçë krejt kundra Aljancë Triplike, por sod e shof me detyrë me diftue se jam pajtue me të, mbasi veē me intervent t’sajë energjik na sod mund t’flasim per nji Shtet Shqypëtaar. Por mos ta harrojmë qi besen maa t’madhe do ta kemi n’veedi, n’ffuqii t’onë, n’njisii e n’bashkin t’gegve e t’toshve, t’kerstënve e t’myslimanve.

Kështu njite, mund t’i kalxojmë me dobii anmiqve t’Shqypëniis, se kurr s’kemi me perkulun ndo i kind t’flamorit kombëtaar, se s’kena me hjekë dor kurrë prej tokve qi po na i grabisin, kështu kena per t’i ndjekë gjithkund e gjitmonë amnigët t’onë. Mos ta qesin këto n’harresa fjallën e moçme t’turkut: “Shqypëtari i shkjepët mbriiti deri n’Bagdad!…”. Uratori, qi shum herë do t’ndalet prejë brohorimesh, nuk flet per kufi Shqypëniis, mbasi argomenti kje shvillue deri n’’osun prej At Fan Nolit.

Vjen mandej Bajram Doklani, i vleerti luftaar i Jakovës veshë me petka kombtare, e qi habitet pak prejë aklamacjonit entuziastik t’Kongresit. Aj asht mësue nder mledhje malit, ku ditet pak e amel e ku aklamacjoni shënion qestii… Por shpejt mësohet domosdo e vëhet mbas i grimet me baa nji diftim të shkurtë, por t’fuqishëm: ”Hrekët, malazezët e sidomos serbët, kan rrënue shpijat e toket  t’ona, kan baa kerdii n’pleq, n’graa e n’mii!…- Ju bai bee, o trima, se do t’mundohem me gjith fuqi t’bahet Kosova nji vorr serbësh!”.

Nji brohorii e nji brim’e gjatë i ban jeh fjalve t’Doklanit. Dervish Hima, mbasqi u permend Kosova, Këndon nji statistikë ku thohet se n’at vilajet janë 300.000 Shqypëtaar e jo 3000 si donë me thanë serbët. Stef Curani thotë se do t’shtihen n’Shtet t’rii edhe ato gjytete ku populli asht i perziem, e gjysa asht shqypetaar. Dishron qi ky mendim t’vehet n’memorjal qi kongresi do t’ja dergojnë Fuqiive mdhaa.

Zef Skiro difton se flet italisht mund ta ndjekum maa u dobisht shtypi. Permendë traktatin e S.Stefano, i firmuem prejë Turkiis me konop n’fyt, e mandej flet gjatë per traktat t’Berlinit me t’cillin Europa i hoq shum sllavve preje shka i dha i pari. Por edhe ai i Berlinit nuk këje daa me gjygjë e Shqypëtarët u kundershtuene e Europës ju desht me çue komisjone n’vend. Lord Fitzmanrice, me  dalxime qi i bani Qeveriis inglize, ja vuni Shqypëniis kufit e vertetë.

Mbasi permendi dimostrajonin aniitaare t’Ulçinit, me t’cillin Europa desht m’i falë Malit t’Zii tok e gjytete qi aj s’pat  fitue, mbasi permendi letren e bukur e senatorit D’Estournelle, qe per pasqyrë sugariis gazetare t’Itales, qi asht tuej ja mbajtë thesin n’jedhsii regj Nikollës, letren e çmueshme e t’Nd.D’Estournelles, qi us htyp n’gazetë Temp. Paris me 10 Tetuer, 1912. Maron tue thanë se kufit e Shqypëniis janë daa katerdhet vjet para. T’rrahunit qi ban sot  diplomacija nuk a veç nji komedii me marre qi do t’marojnë!…(brohoriina t’mdhaja).

MLEDJA E MBASDITËS

N’3 orën mbazdite, si u cil Kongresi, këndohen telegramet maa me randsii ardhun prejë Bukureshit, Borgo-s, Erizzo, Napollit Amburgo,e tj. Asht i pritun me shum simpatii nji shndet urimit i redaktorve t’Liberta t’Goricje. Flet mandej tedeshku ingjenjer Haessler, prejë Vjenët, qi na ban françezisht nji lekcjon gjeografijet tregtare, tuej dhanë kalxime mbii nji kartë gjeografike pshteta m’nji kamalec. I kshillon kongresistat me çue zanin nelt e me lypë Shqypëniin saa maa t’madhe.

Ndërsa flet ingj.Haessler shum kongresista lanë sallen tuej mormurne: “S’asht nevoja m’nji Kongres Shqypëtaar me ardhë t’hujët me na kalxue shka na diim!…”. Madhënii, posë tridhet e saa vjet t’kalueme prejë se u baa traktati i Berlinit e Komisjoni Europian per t’daam kufine, t’cillit vetë i kjeçë segretaar, m’lirojnë prejë kshillit diplomatik. Madhënija e Yte shtergon t’gjit ndjerzit e drejtë me protestue per diftim t’And luftet persii kundra Turkiis.

Po lypi dishmiin e shokve t’Komisjonit qi patue me mue me 1879 e me 1880 dergesen e randë me shdeshë Shqypëniin tokësh qi ti s’pate fitue, po lypi dishmiin e shokut t’ëm ingliz ende gjallë, sir Vincent Cailard. Na kjeme bashkë n’Podgoricë mbii rrënime t’shkreta qi cubat tuu kishin baa. Na t’gjith, kush maa pak kush maa teper, kjeme marrue tuej paa se paqja n’botë kje vuu n’rrezik veē per inteersë t’Ande e per atë qi Ti e thirrshe lumnija e Yte: na e uptueme se lufta qi ti ēove peshë nuk kje trimënii por sendergjimi i Yt. Koha kaloj, Ti po fillon e po rrxigon me ja vuu prep zjërmin botës per me i goditë punës tua.

“Ti nuk kee kundershtaar n’rregginii t’Ande, n’at Mal t’shkretnueme, m’vien keq, se kishe me pas prejë tyne ndeshkimin qi Ti meriton e qi gjikimi i botës gjiytetnueme nuk ta nep. “Vetë n’mos tjeter kam krye nji detyrë t’ëmën tuej t’shkrue shka t’i s’mundesh me ndii e qi asht ndjesija e t’gjith atyne qi njofin t’mjerin vëndin t’And. D.estournelles de Constant. “Senator franēez qi këje Segretaar i Komisjonit Europjan per t’daam kufive t’Malit t’Zii”.

Paal Ghierghia, fort i veshtuem, permend t’ndollunat eroike maa t’mdhajat e histores t’atyne krahinave qi donë me ja hjekë shqypniis. (Brohoriina t’mdhaja). Gjithnji mbii çashtje t’kufive kapet nji kundershtim i foort, n’cillin marrin pjesë sidomos i kënuni xheneral Fazil Toptani e Dervish Hima.

Çashtja qi shteti i rii a do t’kufinojnë vetun me serb e me grek a por edhe me Bullgarii, nuk i daan kundershtarët veç n’do pun t’vocra, mbasi shifet çiltras se gaadi t’gjith kongresistat janë n’nji mendjet qi, tuej kufinue Shqypënija me Bullgari kjo s’kaa per t’lanë kurr as serb as grek – anmiqët maa t’mdhajt e Shqypëtarve – t’a damnojnë Shqypëniin e ree e per mprojtje t’emnit e t’interessavet t’veta.

Fai Konica, per me këputë t’rrahunit e sajë çashtje, qet n’shesh qi prej lidhies Bullgari qi ja bani maa pak keq Shqypëtarve. N.D.Molle, mbas kësajë difton se Daneff si kthej prejë Londonit, i tha me fjalë simpatijet  me zemër qi Shqypëtarët kan per t’pasë nji Atdhec t’madhe e t’liir. Bahet mandej votacjoni tuej çue doren e nji shumicë e madhe e pelqen qi Shqypënija të Kufinoinë me Bulgarii.

Prenci Albert Gjika ven oroe prishaqefas se po flitet per kufi…Prishaqefas? Po këjo esht çastja maa e para e Kongresit?… – i bje nder fjalë Krejtari. Gjika- tuej mos i vuu vesh ndalimit – thotë se s’duhen tjera fjalë me daa qi Shqypënija s’und t’formohet veç prejë kater vilajteve. S’kaa – thotë  uratori tuej xee – por nji Shqypënii prejë Malit t’zii e deri to Arta e Monastiri. Me folë mandej per vetgeverim asht kot, vetë Fuqiit e mëdhaa e kan proklamue.

Edhe per kufi nuk mastojnë këndimet e shkrimet e Lord-it Fitzmaurice? Inglizi a burrë fjalet, t’i sillena atij. Qe nji mprojtës i dejë per çashtje shqypetare. Faik Konica, I jena sjellë, por  kaa qillue i lig. Mandej asht i lidhun partiti liberal qi ndjek nji politikë kundra intereseve t’ona… E këte due me thanë, o vllazen shqypetaar, e po jan perseris tuëi ju diftue se me fialë t’kota kurgjaa zdahet, por lypet “flamuer, pushk e fushek!” (trokitje duersh).

Luigj Jakova pëvetë se t’tre delegat Shqypëtaar qi gjinden n’London a janë pernjimend t’derguem prejë Qeveriis t’Pertashme t’Vlorës, e dishron me diit se shka kan xjerr o, sadopak se shka kan baa deri m’sot. Faik Konica ep t’gjegjun se delegacjoni qi gjindet n’London asht pernjimend me Qeveriin e Pertashme t’Shqypëniis, por nuk mund ta diin a kaa xjerrë gjaa deri m’sod, e se shka.

Dom Pjetër Tusha, famullitari i Berdicës – i pritun me nji trokitje duersh t’gjatë – dishron qi t’shkojnë mirë katolikët, orthodokset e myslimanët qi t’gjith s’bashkut mund t’luftojnë kundra anmiqve t’Atdhees. Ndryshimet e Fenave, – thotë Don Pjetri – shduken kundra rresiqeve qi hjek vendi i t’parve t’onë: s’asht Fee n’ket tokë qi ja vën kuj me detyrë mos me luftue e mos me dekë per dhee t’vet.

Dishron t’i dergohet nji  telegram konfeerncë ambashatorjale e t’i diftohet se bloku n’breg t’Shhypëniis nuk viin gjaa per Aljat, veç asht shkat mjerimesh t’mëdhaja e deket per saa t’pafaj (brohorime t’gjata). Pushon mledhja per pak çaste e kuer kapetë puna persrii, nji aklamacjon i math shgrehet n’saall.

Merr me folë Kristo Mexi (nji nder tetmdhet senator t’Qeveriis t’Pertashme t’Vlorës e, mbasi kalxon se kaa ike prej Vloret tuei i pshtue anijave t’Grekut, i bjen Kongresit t’falunat e uriemt e Ismajl Qemalit e t’shokve tii. Mledhja i pret këto fjalë me nji aklamacjon t’fort. Jak Koqi, shkodrane, ngulun tesh saa vjet n’Trieshtë, shvillon ēashtjen shqypëtare kahë  ana e politikës e ekonomiis.

Per me kalxue dashtëniin qi Shqypëtari kaa per ç’do çashtje shejte, qeet shum vende  historijet; difton nevojen per Itale me pasë nji Shqypënii t’foort e t’liir afer veedit; e qet n’dritë t’mirat ekonomike per ato qi qesin kapitale nder pun t’Shqypëniis: këto jo veē ēojnë pasuniin m’nji vend i vorfen per sgëjedhe t’mrapësht t’Turkut, por hiin edhe nder punë t’frytshme e t’shigurta. Fjala e Koqit kje fort e eklamueme.

Abdullah Struga, mysliman, i njoften per atdhetarizëm e trimnii qi kaa diftue nder saa lufta kundra Turkuqt, asht n’mendim m’u gatitë me protestue me armë per t’daam kufive keq per Shqypëtaar. Faik Konica difton t’myllun çashtjen e kufive e ja lshon fjalen Dokt.Pattajo, rumën, ei ardhun prej Amerikës me marrë pjesë n’Kongres.

Ky sheh nevojen t’jenë vllanzii ndermjes t’Shqypëtarve e t’Rumenve. Këndon gjysen e t’folunit n’gjuhë inglize e gjysen tjeter italisht. Mbas fjalës Pattajo, fort e aklamueme, kalohet n’çastje arumune, mbii t’cillen hiin me folë Dokt.Sciunda prejë Bukureshit, tuej diftue simpatiin e rumenve per Shqypëtaar e tuej thanë se vllaznit e tii Vllah Kishim me pasë shumë gëzim me këne qi Fuqiit e Mdhaa i bashkojnë me Shqypënii.

Dashnimi rumenë, thotë uratori – kaa me kalxue vjeftjen me punë, mbasi Qeverija Rumene, por saa t’marojnë lufta, kaa me çile shkollë shqype n’Shqypënii.
Me t’folun t’Dokt.Sciunda, i pelçyem me shum brohorime, sidomos kuer permendë shkollët qi rumeni kaa per t’çilë n’Shqypënii, myllet e treta ditë e Kongresit.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2103

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë