Pas gjashtë muaj bisedimesh duket se përfaqësuesit politik të minoritetit grek në Shqipëri do të bashkohen sërish në një forcë të vetme politike. PBDNJ e drejtuar nga Vangjel Dule dhe MEGA e drejtuar nga Kristo Kiço kanë zhvilluar dje takimin e parë, i parë dhe si zyrtar për të arritur marrëveshjen dhe formën e bashkimit. Ndërkohë që në Sarandë pritet të realizohet dhe kongresi i përbashkët i të dy forcave politike. burimet kanë bërë të ditur se gjetja e një gjuhe të përbashkët mes Dules dhe Kiços është iniciuar prej krerëve më të lartë të Omonias.
Ndërkohë që në kongresin e rradhës së saj do të votohet dhe për kreun e ri të saj. Vetë zëvendësministri Alkis Poulis ka bërë publik dhe synimin e tij për të kandiduar në drejtimin e Omonias. Madje për këtë ai ka kërkuar prej Vangjel Dules që ta zëvendësojë me një tjetër person në funksionin që mban në ministrinë e Jashtme.
Në Kongresin, që pritet të mbahet sipas marrëveshjes mes MEGA dhe PBDNJ, do të jepet dhe qëndrimi përfundimtar në lidhje me marrëveshjen e koalicionit qeverisës, si dhe me synimet që do të ketë kjo forcë politike në zgjedhjet e pushtetit vendor. Prej të dy forcave politike, PBDNJ ka pasur mbështetjen e “Omonias”, strukturë e cila duket se do të arrijë sërish mbledhjen e përfaqësuesve të minoritetit grek në një parti politike.
/Shqiptarja.com