Kongresi “Reagimi i organizmit
ndaj ushqimeve bazë”

Kongresi “Reagimi i organizmit<br />ndaj ushqimeve bazë”
Ditën e shtunë, dt. 18 Janar, Klinika Fitthealth dhe Akademia Ndërkombëtare e Nutricionit Klinik, organizuan Kongresin me tematikë “ Reagimi i organizmit ndaj ushqimeve bazë”.

Nën kujdesin e Presidentit të Kongresit, Prof. Dr. Carmelo Rizzo dhe Dr. Albana Daka, shefe e Rrjetit Laboratorik në Spitalin Amerikan, në këtë kongres morën pjesë mjekë të shquar nga vendi, personalitete të Fakultetit të Mjekësisë dhe institucioneve të tjera mjekësore.

Disa nga temat më të rëndësishme dhe me interes që u referuan në këtë kongres ishin: Reaksionet ndaj dietës ushqimore; ndjeshmëria ndaj glutenit; diagnostikimi i alergjive inhalatore nëpërmjet testit kutan; diagnostikimi i intolerancave ushqimore; obeziteti, epidemia në rritje etj.

Ky kongres shënoi një hap të rëndësishëm në informimin për mirëushqyerjen, reagimet e organizmit ndaj ushqimeve bazë, njohjen dhe diagnostikimin e alergjive inhalatore, intolerancat ushqimore.

klinika fithhealth

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm