Kongresi për shkencat bio-mjekësore
risitë në trajtimin me radiacion

Kongresi për shkencat bio-mjekësore<br />risitë në trajtimin me radiacion
TIRANE- Për të dytin vit radhazi ka mbërritur në Tiranë kongresi ndërkombëtar i shkencave bio-mjekësore, i cili u ofron studentëve dhe profesionistëve të rinj, një mundësi unike për karrierë ndërkombëtare në kërkimin shkencor. Lektorët e ardhur nga e mjaft universitete të njohura të botës kanë sjellë në këtë kongres risitë ne trajtimin e diagnozave të caktuara.

Prof. Erich Sorantin, pediatër imazherist në universitetin mjekësor të Grazit, në Austri, e ka dhënë theksin tek përdorimi vetëm në raste të caktuara të radiacionit, pasi dozimi jo i saktë mund të rrisë rrezikun për kancer.
 
“Mjekësia përparon çdo ditë, ndaj edhe mjekët duhet të jenë gjithmonë në dijeni të metodave të reja të trajtimit të sëmundjeve. Por le të flasim konkretisht për ekzaminimin radiografik të fëmijëve dhe procedurat diagnostike që duhen ndjekur. Ajo që ka rëndësi të jashtëzakonshme që mjekët të kuptojnë se kur duhet të përdorin këtë terapi, si duhet ta përdorin dhe se si do ta bëjnë dozimin e tij, Pasi një dozim jo i saktë mund të rrisë riskun për zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve hematologjike si Leucemia. Ne aktualisht kemi arritur të aplikojmë një ekzaminim radiografik që mund të identifikojë sëmundjet pulmonare sikurse ndodh me sëmundjet e zemrës”, tha prof. Erich Sorantin, pediatër imazherist në universitetin mjekësor të Graz, Austri.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, si dhe rektori i Universitetit Mjekësor të Tiranës, Ali Refatllari, të cilët kanë vënë theksi tek reformimi i kurrikulës së këtij universiteti, në të njëjtin nivel me atë të universiteteve më të njohura në botë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024