Konispol/ Reagon kryebashkiaku Shuaip Beqiri: Toka e pretenduar nga kisha, nuk mund të mbillen mandarina

Konispol/  Reagon kryebashkiaku Shuaip Beqiri: Toka e pretenduar nga kisha, nuk mund të mbillen mandarina

Kryetari i Bashkisë Konispol, Shuaip Beqiri

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë kontaktuar me bashkinë e Konispolit, pas ngjarjes së djeshme, ku policia bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë shkulur 250 rrënjë mandarina, të dy fermerëve, Koço dhe Margarita Jani në fshatin Xarrë.

Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, ka thënë se veprimi i autoriteteve ka qenë në harmoni ligjore, pasi toka ku mbollën dy fermerët mandarina, është pretenduar për pronësi edhe nga kisha.

Koço Jani është paraqitur në Bashki përpara 20 ditësh dhe ka kërkuar nga të mbjellë në parcelën që e kishte me qera për kullotë mandarina. Duke qenë se kjo tokë pretendohet edhe nga kisha, ne i thamë se nuk mund të mbillni, ndërkohë që e kemi paralajmëruar se nëse do të ndërmerrte këtë veprim do të veprojmë sipas ligjit.

Përpara 3 ditësh fermeri ka mbjellë rreth 250 rrënjë mandarina dhe nga ana e Bashkisë kanë shkuar duke i kërkuar të firmosin një kontratë për shkulje vullnetare brenda 3 ditësh, por kjo nuk është pranuar fermerët.

Në këto kishte kemi vepruar sipas ligjit për pastrimin e parcelës.

Shuaip Beqiri, kryetari i Bashkisë Konispol


Lajmi kryesor:

“Mandarinat si hashashi”, policia shkul fidanët në Konispol, fermerët të revoltuar (Video)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun