Një javë nga lirimi prej qelisë, ku kishte qëndruar disa muaj, Domart Konjari i dënuar në Francë me 10 vite burg për trafik droge, është paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke respektuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që e detyron të kërkuar nga Franca të paraqitet në prokurori.

Vizita e tij e parë në ambientet e Prokurorisë ka qënë formale, ku janë marrë gjeneralitet dhe më pas Konjari është larguar së bashku me avokatin e tij mbrojtës.

Mësohet se në të njëjtën ditë me Konjarin, jo në prokurori por në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë paraqitur tre inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë kërkuar të verifikojnë me imtësi të gjithë procedurën e ndjekur nga gjykata dhe prokuroria, procedurë e cila solli dhe lirimin e menjëhershëm nga qelia të Domart Konjarit, të dyshuar për një sërë vrasjesh në Tiranë, Francë dhe Spanjë e të dënuar me 10 vjet heqje lirie.

Lirimi i Konjarit nga qelia sipas gjykatës së Apelit ka ardhur si rezultat i një vonese prej 10 ditësh,afat ky që i arrestuari ka qëndruar në burg në mënyrë të padrejtë.

Ankohen francezët
Vendimet e gjykatave Shqiptare, nuk janë kthyer në shqetësim vetëm për drejtësinë Shqiptare por edhe për drejtësitë e vendeve të Bashkimit Europian. Këtë radhë, nuk kemi shqetësuar as Italianët dhe as Gjermanët, por drejtësinë Franceze e cila kishte dënuar me 10 vite burg shtetasin Shqiptar Domart Konjari, i cili pak ditë më parë u lirua nga qelia nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Lirimi i Konjarit fillimisht solli një përplasje juridike mes gjykatës dhe prokurorisë, lidhur me çështjen e respektimit të afateve, por që shumë shpejt në këtë debat është përfshirë dhe zyra diplomatike Franceze në Tiranë, ku ambasadori i këtij shteti, ka shprehur nëpërmjet një letre shqetësimet e prokurorëve francezë lidhur me çështjen e lirimit të të dënuarit me 10 vite me burgim,për trafik ndërkombëtar kokaine Domart Konjari.

Në letrën dërguar KLD, ministrit të Drejtësisë,Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama,shkruhej se Franca ka shpenzuar miliona euro për hetimin e Konjarit dhe grupit të tij, ndërkohë që Shqipëria nuk ka respektuar Konventën Europiane për ndihmë të ndërsjelltë gjyqësore në fushën penale.

Kokaina quhej "Babagjysh"
Unë mendoja që Babagjyshi kishte kaluar dhe mendoj se do të presim një javë”. Kjo është një bisedë telefonike në 24 dhjetor 2012, një ditë para Krishlindjeve, e cila është zhvilluar mes Devi Fragës dhe Marc Rivellit, të dy anëtarë të grupit kriminal që drejtohej nga Domart Konjari. Dy anëtarët kanë diskutuar në mënyrë të koduar ku kokaina etiketohej me fjalën “Babagjysh”.

Ndërkohë pas mbëritjes së mallit në 26 dhjetor që po e sillte Domart Konjari dy pritësit Fraga dhe Rivelli, komunikojnë sërisht, duke pohuar se bababagjyshi po vinte dhe kërkonte ta takonte me gjithë fëmijët. Të gjitha këto biseda janë përgjuar nga prokuroria franceze, ku më pas gjykata ka dënuar në 15 nënëtor 2015 anëtarët e këtij grupi kriminal.

Gjykata e Rennes në Francë ka dënuar në mungesë Konjarin bashkë me të 17 të pandehurit e tjerë, të cilët veç dënimit me burg janë dënuar dhe me një supergjobë në vlerën totale prej rreth 2 milion e 650 mijë euro. Më 16 maj 2012, Domart Konjari, Gilbert Slik, Genc Dervishi,janë kontrolluar nga policia spanjolle në qytetin e Alcobendas, në periferi të Madridit,i shoqëruar nga Juan Ponsoda.Si përfundim, nga përgjimet telefonike janë materializuar faktet se Genc Dervishi është adresuar tek Domart Konjari nëpërmjet vëllait të tij Ridvan Dervishi, me banim në Londër.

Duke menduar që profili i tij, i një burri relativisht në moshë dhe me një prezantim të mirë do të qendronte më mirë se shoferët shqiptarë të rinj, ky propozim rekrutimi është bërë nga Domart Konjari.

Redaksia Online
Shqiptarja.com