Ja pse gjyqtari i sapoemëruar i 'Kushtetueses' rrezikon menjëherë shkarkimin nga detyra

Ja pse gjyqtari i sapoemëruar i 'Kushtetueses' rrezikon menjëherë shkarkimin nga detyra

Besnik Muçi

TIRANË- Ditën e sotme, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, është zhvilluar seanca e fundit gjyqësore për fatin e Besnik Muçit, i emëruar disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ishte listuar i fundit me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Komisioneri Publik paraqiti dje në Kolegjin e Apelimit parashtrimet e fundit, duke kërkuar shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, Komisioneri Publik ka renditur katër arsye se pse anëtari i ri i Kushtetueses duhet të shkarkohet nga detyra. Konkretisht, sipas dokumentit me parashtrimet e fundit, Besnik Muçi dhe personat e lidhur dhe të tjerë të lidhur me të, nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe të pasurive të deklaruara, të krijuara në vitet 2006 dhe 2016, ka mungesë burimesh financiare të ligjshme për të justifikuar shpenzimet dhe kursimet e deklaruara, gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe të deklarimit të pamjaftueshëm si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë. “Bazuar në nenin F, pikat 3 dhe 7, të aneksit të Kushtetutës, dhe nenin 66, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr. 84/2016, kërkojmë, nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të vendosë: Ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Muçi”, thuhet në dokument. 

Komisioneri Publik thekson se me vendimin e ndërmjetëm, në seancën gjyqësore të datës 1.10.2019, Kolegji vendosi të administrojë si provë dhe t’ia nënshtrojë debatit gjyqësor të palëve, informacionin e përcjellë nga ana e DSIK-së. Lidhur me këtë fakt, ‘Komisioneri Publik i qëndron parashtrimeve të tij të datës 16.10.2019, pasi vlerëson se rrethanat dhe faktet e paraqitura në të, së bashku me provat dhe shpjegimet e subjektit, të administruara për këtë qëllim, në vështrim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 84/2016, mund të shërbejnë në vlerësimin tërësor të çështjes”. Po çfarë përmban dokumenti i DSIK? Bëhet fjalë për disa persona të lidhur me Besnik Muçin, të cilët janë proceduar penalisht. 

Për këtë informacion, Komisioneri Publik, në një dokument të datës 16 tetor 2019, thekson se “Konstatojmë se personat e tjerë të lidhur me subjektin, të proceduar penalisht për veprat penale të përmendura në këtë informacion, nuk përmbushin kushtet për t’u cilësuar si persona të përfshirë në krimin e organizuar e, për rrjedhojë, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e të vetme, në vlerësimin e kriterit të figurës për subjektin e rivlerësimit, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në nenin DH, të aneksit të Kushtetutës. Por Komisioneri Publik çmon se ky informacion, në konsideratë të raportit dhe të marrëdhënieve të pranuara edhe nga vetë subjekti i rivlerësimit, gjatë hetimit administrativ të Komisionit, sikurse dhe nga rrethanat e dala nga vlerësimi i kriterit për kontrollin e pasurisë, ku provohet se subjekti ka pasur marrëdhënie interesi dhe pasuror me personin tjetër të lidhur, që rezulton i proceduar penalisht, shtetasi *.*, sikurse deklaron dhe në deklaratën Vetting, detyrim ndaj këtij shtetasi në vlerën 21.000 euro, mund të shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nën presionin e strukturave kriminale, në referim të nenit 37, germa “c”, të ligjit nr. 84/2016”. 

Trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, me relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj, do të shpallë ditën e enjte, më datë 21.11.2019, ora 11:00, vendimin për fatin e Besnik Muçit.

(Kliko këtu për të lexuar parashtrimet përfundimtare e komisionerit pubik për Besnik Muçin)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diktat: 12/11/2019 18:46

    Jo më kot kok lopa e "zgjodhi" për nē kushtetuese edhe pse ja dinte "biografinë"! Lëvizje mafioze! Mundësitë qē ky muqi të kalojē apelin janë tē pakta, dhe vonesa nē kohë ështē qēllimi pēr tē penguar gjykatën kushtetuese, por edhe nē rast se kalon, ashtu me cene dhe brk nëpër kēmbë muqi do jet ushtar i bindur i mafias në gjykatēn kryesore tē vendit.

    Përgjigju
  • FATMIR KËLLUF ÇAFAJ: 12/11/2019 17:45

    Shikoni se çfar tipash vë hajduti me çizme iliri me bllok nëdor. Ky do vetën njerëz të implikuar me krimin e me të shkuar tëerët siç është vet. Po faijn kryesor e ka ps populli Shqiptar ja dha votën që ti shkatronte e ti qëronte tipa të till nga drejtësia. E ilirin me bll9k në dor ta çonte te 7 penxheret qenin. Po mut iliri e kak edi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni