E sotmja duhet do të ishte një ditë normale pune, për gjykatësit dhe gjyqtaret, por duke e ditur se do të ishin të gjithë sëbashku dhe nën objektivin e dhjetra kamerave, askush nuk ka lënë pa kuruar lukun deri në detaj.
A1Report ka mundur të fiksojë disa detjae, ku nuk mungojnë unazat, vathët, byrzylyk, ora, çanta e telefona të cilët i përkasin produkteve të markave më të shtrenjta.
Nga pamjet e fiksuara nga A1 REPORT, nuk mungon dhe një çantë e markës e njohura si Michael Kors në dorën e një gjyqtareje, ku modeli më i lirë i kësaj marke kushton 150 deri në 400 euro.
E në performancën e trupës gjyqësore nuk mund të mungonte dhe çanta e markës Arcadia që arrin deri në 259 euro, të cilën gjyqtarja nuk e kishte problem ta mbante poshtë këmbëve. Ajo çka nuk mund të vërtetohet nga kjo kronikë është fakti nëse janë origjinale apo imitime, por për prezencë këto çanta efektin e tyre tashmë e bënë.
Redaksia Online
(Shqptarja.com)