Një tjetër shqiptar që na ka bërë krenarë në botë me arritjen e tij.

Rene Rexhepi, pronari dhe kuzhinieri i restorantit “Noma” me vendodhje në Danimarkë ka fituar çmimin e parë në një kompeticion, si restoranti më i mirë!

Në garë ishin 50 restorante të ndryshme, të cilat janë cilësuar si më të mirat në botë dhe “Noma” kryesoi listën! Lajmin e ka bërë me dije faqja “The World’s 50 Best” (50 më të mirët në botë), përmes rrjetit social Twittter.

Postimi në Twitter:

Zonja dhe zotërinj, Nr. 1 në 50 Restorantet më të Mirë në Botë 2021, të sponsorizuar nga S.Pellegrino & Aqua Panna, është Noma në Kopenhagen, Danimarkë! Duartrokisni së bashku për kuzhinierin Rene Rexhepi dhe ekipin e tij!.

Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime, ky ka qenë reagimi i skuadrës në restorantin “Noma”. Përmes një postimi në twitter, ata janë shprehur shumë të lumtur për arritjen e tyre gastronomike.

Postimi i “Noma”:

Sa moment i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë